1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fjalët e mëdha të Artur Metanit bien ndesh me realitetin! Kush gënjen Komisioni Europian apo Kreu i ILD-së

July 8, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Artur Metani, kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD), mbajti një fjalim të gjatë e të dendur me teori mbi pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e magjistratëve, në tryezën “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme”. Me një gjuhë të kujdesshme e doktrinare, Metani mbrojti idenë se ILD është kthyer në një hallkë funksionale të llogaridhënies në drejtësi.

Mirëpo, ajo që u tha në podium nuk është ajo që ndodh në realitet. Pas shifrave të vendosura me kujdes në tryezë, qëndron një aparat që në shumë raste ose nuk vepron, ose vepron me vonesë, ose thjesht fshihet pas formalizmave. Dhe kjo bie në kontrast të drejtpërdrejtë me pretendimet e Metanit për një sistem që “funksionon”.

ILD në krizë strukturore, mungesa e stafit, mungesa e efektit

Fjalimi i Metanit përmend “përgjegjshmëri” dhe “veprim të balancuar institucional”. Por në raportin e fundit të Komisionit Evropian (qershor 2025), thuhet qartë:

“ILD nuk po funksionon me kapacitet të plotë, sepse nga 20 pozicione për inspektorë, vetëm 9 janë të mbuluara. KE shpreh shqetësimin se kjo e pengon ILD-në të reagojë me shpejtësi dhe efikasitet, veçanërisht në rastet që prekin integritetin e magjistratëve në sistemin e drejtësisë së re.”

Kjo s’është thjesht mungesë burimesh, është cenim i rolit të ILD-së në kontrollin dhe balancimin e pushtetit gjyqësor. Kur inspektorët mungojnë, llogaridhënia mbetet vetëm në letra.

Rasti Arta Llazari, kur ILD sheh shkeljet, por nuk shkarkon

Një nga rastet që ekspozon më qartë boshllëkun mes fjalimit dhe realitetit është ai i gjyqtares Arta Llazari në Gjykatën e Shkodrës. Pas një hetimi të gjatë të ILD-së dhe pas zbulimeve të emisionit “Vetting”, doli se gjyqtarja kishte:

mbi 11 çështje të vonuara në mënyrë të pajustifikuar;
mosrespektim të afateve ligjore për vendime;
mungesë totale të arsyetimit juridik në dosje për periudha shumëvjeçare.
ILD vendosi të kërkonte shkarkimin e saj, por procesi ka ngecur dhe nuk ka përfunduar. Ky është një shembull klasik i llogaridhënies së vonuar, që rrëzon çdo pretendim për një sistem që “funksionon”. E ndërkohë, në fjalim Metani theksonte se “çdo ankesë trajtohet sipas standardeve”.

Vetë avokatët akuzojnë: ILD është inaktive dhe formale

Në fillim të vitit 2025, Dhoma Kombëtare e Avokatëve akuzoi publikisht ILD-në për pasivitet, duke e cilësuar “inaktive ndaj procedurave hetimore” dhe madje si një institucion që nuk ndërhyn as kur magjistratët shkelin hapur të drejtat procedurale. Propozimet e tyre për ndryshime ligjore synonin forcimin e kontrollit të ILD-së mbi SPAK dhe gjykatat e posaçme, pikërisht sepse mekanizmat aktualë nuk funksionojnë. Asnjë reagim domethënës nga ILD. Asnjë kundërsqarim real për të treguar të kundërtën.

Shifrat që fshehin më shumë sesa zbulojnë

Metani paraqiti me entuziazëm shifra: “128 ankesa ndaj magjistratëve të SPAK, 92 të trajtuara, 36 në proces”. Por çfarë ndodh me këto trajtime? Nga 92 ankesa, vetëm 5 janë ankimuar dhe të gjitha janë lënë në fuqi. Dhe këtë e përdor si dëshmi funksionaliteti.

Por siç deklaroi edhe deputeti socialist Plarent Ndreca në Komisionin e Ligjeve, vetëm 0.7% e ankesave të trajtuara nga ILD përfundojnë në masa disiplinore. Kjo është një shifër alarmante që tregon se ILD nuk vepron me forcën që ligji i jep, por më tepër zgjidh heshtjen ose formën.

Fjalimet e bukura nuk reformojnë sistemin

Fjalimi i Metanit është një përmbledhje e një vizioni teorik mbi drejtësinë: i pastër, i ndërtuar mbi premisa ideale, dhe i pasur me termat e duhur për t’i bërë përshtypje auditorit. Por drejtësia nuk matet me fraza, por me rezultate. Dhe rezultatet e ILD-së përjashtuar disa raste sporadike – flasin për një institucion që ka ngecur në vendnumëro, pavarësisht se ka fuqinë për të vepruar.

Në vend që të ngreje flamurin e “funksionalitetit”, ILD duhet të përballet me realitetin: mungesa e personelit, ankesa të neglizhuara, raste flagrante pa zgjidhje, dhe një perceptim publik në rënie.

Nëse vërtet “pavarësia nuk është privilegj, por përgjegjësi” atëherë është koha që ILD të fillojë të mbajë përgjegjësi për vetveten./Lexo.al


        
 
Next Post

E paska lënë me pasoja "kursi 9 mujor" në burg! Salianji flet broçkulla: Kisha qëllim të rrëzoja qeverinë, ndaj më burgosën para zgjedhjeve

IUTE dhe CREDITAL, zhvatësit që zunë fronin e MCA-FINAL

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com