Salianji, ka lënë këtë të martë ambientet e burgut të Fierit.
Në një konferencë për mediat, Salianji tha se burgosja e tij para zgjedhjeve ishte e qëllimshme nga qeveria.
Ndër të tjera, ish-deputeti theksoi se burgu nuk i urohet as hasmit.
Salianji: Nuk kam pasur akuzë as për korrupsion e as për vjedhje, por kam pasur qëllim të rrëzojë qeverinë dhe ia kam dalë në zonat ku kam qenë përfaqësues i PD, duhet të izolohesha para zgjedhjeve.
Jemi në një situatë ku vullneti i një individi përcakton mbi çdo normë. Pasoja e veprimit tim ishte që një i dënuar shkoi dhe u dorëzua në Itali. Kur ka sjellë një pasojë pozitive për shoqërinë dhe kosto qeverisë, duke faktuar para qytetarëve jo vetëm lidhje me kartelën e drogës. I miri është ai që merret me trafik ndërkombëtar, i keqi është ai që mbron interesin publik. Burgu nuk i urohet as hasmit, por ju e keni parë që e kam marrë si kosto për angazhimin publik dhe mos dorëzimit të vërtetës dhe personalitetit të individit.