Nga Rigels Seliman
Partia Demokratike duket se do të tronditet nga një komplot i fshehtë për të rrëzuar Sali Berishën, me një kupolë të re që po thur fijet për marrjen e kontrollit të partisë. Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka hedhur dritë mbi prapaskenat e këtij plani, ku sipas saj, Ervin Salianji, Grida Duma, Belind Këlliçi e Gaz Bardhi po bashkëpunojnë për të eliminuar liderin historik të PD, Sali Berisha. Detajet tronditëse flasin për akomodimin luksoz të Salianjit në një spital privat nën kujdesin personal të Dumës, ndërkohë që përdoren burime shtetërore të taksapaguesve për t’i shërbyer një të dënuari politik.
Sipas Kokalarit, ky grup përfaqëson vazhdimësinë e korrupsionit dhe mashtrimit në opozitë, me qëllim marrjen e drejtimit të PD dhe rrëzimin e çdo figure që përfaqëson konservatorizmin e vërtetë. Ndër të tjera në statusin e saj në rrjetet sociale, zonja Evi Kokalari kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe paralajmëron se ky komplot është rreziku më i madh për opozitën që nga themelimi i saj. Pra kjo deklaratë tregon se Partia Demokratike po përjeton momentin më të errët, ndërsa “kupola e re” e maskuar pas imazheve mediatike, synon përmbysjen totale të strukturës ekzistuese. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e znj. Kokalari.
Postimi i plotë i Evi Kokalarit:
Ervin Saljani u dënua me burg si politikan. Dënimi filloi ne Shtator të 2024. Në 23 Nëntor 2024, Ervin Saljani është shtruar tek spitali Amerikan #3, që është në kombinat. Arsyeja: varicektomi, por në fakt mbolli flokët. Nuk kam info akoma për operacionin e hundës. Drejtori spitalit dha urdhër që me dy dhomat ku në njërën rrinte ky me Grida Dumën dhe tjetrën policët, mos ‘ngatërrohej’ njëri, pra mos hynte njëri.
Grida Duma ishte përkujdesi kryesor. Këto info më vinë nga një ‘whistleblower’, që në shqip do të thotë dikush që vë alarmin për diçka që duhet ta dijë publiku. Dhe jam shume dakort, publiku duhet ta dijë, për më tepër qe ky dhe Grida Duma paskan një plan për të marrë Partinë Demokratike, si pasoj opozitën dhe mundësisht pozicionin e Kryeministrit në të ardhmen. Pra, Duma ka kapur median, ky politikën, ose të paktën kështu aludojnë. Si e tillë, e kam të pamundur të mos flas.
Ervin Salianjit, Grida Duma, Belind Këlliçi, Gaz Bardhi dhe një tufë tjetër në PD që kanë që kur nisëm foltoret që bëjnë plane të marrin PD-në, janë individët më problematikë në opozitë, sepse në radhë të parë janë vazhdimësi e kupolës që duhet shkatërruar totalisht në Shqipëri, dhe nëse arrijnë të marrin pushtetin, do jenë shumë më keq se ata që udhëhoqën 33 vitet e fundit. Ky grup, janë mashtrues të opinionit publik, shpifës të pafytyrë dhe janë shëmbëllyesit kryesor të anti-meritokracisë në atë parti. Ironikisht – dënimin dhe burgun për shpifje dhe manipulim faktesh e bëri dhe ky.
Në këtë pikë, me ekspozimin që po i bëj Salianjit dhe Grida Dumës, po i bëj nder dhe Sali Berishës, që jam e sigurt privatisht thotë “shyqyr që i është ngjitur Evi këtyre”. Ndërkohë, mendoj që ky rast i daljes nga burgu dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i policisë së burgjeve që paguhen nga taksat e popullit dhe humbën ditë pune duke ruajtur këta në spital, duhet të investigohet. Populli Shqiptar s’ka pse të ndaj koston e procedurave kozmetike të një politikani që për më tepër ishte i dënuar me burg.
Në fakt, ky investigim duhet ti kaloj SPAK-ut meqenëse Salianji në atë burg hyri si politikan. SPAK thjeshtë ti dërgoj një flet-thirrje Spitalit Amerikan dhe të kërkoj çdo detaje të qëndrimit të Salianjit aty, procedurat, kartat mjekësore dhe mbi të gjitha pagesat, si dhe kush i bëri. Nëse ky rast nuk merret seriozisht, atëherë do krijojmë një precedencë që do kthehet në standard.
Ky shpërdorim drejtësie, kjo arrogancë nga një politikan që duhej të kryente dënimin është e pafalshme dhe nuk tolerohet me askënd. Dhe nëse Salianji ka pasur problem serioz shëndetësor, atëherë ai duhej të trajtohej në të njëjtën mënyrë si çdo i burgosur tjetër. Fakti që ky kaloi në spital privat, ku shqiptarët i paguanin rojet është absurde, por mbi të gjitha, si u lejua Grida Duma të kujdeset për një të burgosur me ditë dhe netë të tëra? Kush i aprovoi këto thyerje rregullash të sistemit? Dhe kjo duhet të investigohet nga SPAK sepse korrupsion më vete është.
Nuk është çudi që ata që i aprovuan këtë dalje për ditë të tëra nga burgu, të jenë paguar. Dhe mbi te gjitha, spitali Amerikan është spital privat. Si i pagoi Salianji me rrogë politikani dy dhoma private për gati një javë? Të gjitha infot më lart i kam nga një ‘whistleblower’ dhe e ndjej të nevojshme ti bëj publike, ndërkohë që i kërkoj mediave të fillojnë dhe të pyesin tek spitali Amerikan për qëndrimin e Salianjit, dhe nëse spitali refuzon, SPAK mund ti marri në pyetje shumë kollaj dhe investigim mbi këtë rast duhet në mënyrë absolute të përfshijë spitalin si bashkëpunëtore në këtë rast.