Kim takohet me Trump për të liruar gjyshen nga burgu, Kanye ‘plas’ nga xhelozia.
Kanye West ka deklaruar mbështetjen e tij për Donald Trump, por e quajti “ngacmues” kur u pyet se sa besim kishte tek ai kur ishte në një dhomë me Kim.
I ftuar tek emisioni i Jimmy Kimmel, reperi dhe stilisti i famshëm shprehu sërish mbështetjen për Trumo duke shpjeguar se njerëzit e tjerë nuk mund të kontrollojnë veprimet e tij.
“Vetëm si muzikant, afriko-amerikan, çdo njeri pranë meje u përpoq të zgjidhte kandidat për mua dhe më pas më thoshin se nuk mund të tregoja se e pëlqej Trump”, tha ai.
Nuk mungoi pyetja për mendimin e tij rreth takimit të Kim me Trump për çështjen e gjyshes që ishte dënuar me burg të përjetshëm, e cila arriti të lirohej falë bukuroshes së famshme.
Kimmel: A jeni shqetësuar që ka qenë e vetme në një zyrë me Presidentin Trump?
Kanye: Epo, ai është ngacmues.
Ndërsa kur u pyet nëse Trump i mbështet njerëzit me ngjyrë, Kanye zgjodhi të mos përgjigjej.