Dita-ditës portesta e studentëve sa vjen e bie në numër pjesëmarrësish. Ditën e sotme, siç edhe mediat kanë pasqyruar, ka qenë tejet i pakët numri i atyre që protestojnë para Kryeministrisë.
Mirëpo veç rënies së numrit të studentëve, vihet re edhe diçka tjetër, rritja e numrit të militantëve të PD-së në sheshin para Kryeministrisë.
Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtëme, “student” Sali Lushaj dhe “student” Altin Goxhaj si edhe mjaft militantë të PD-së në moshë madhore vijojnë të hiqen si studentë e të qëndrojnë në Bulevard.
Si në mjaft raste edhe kësaj radhe partitë opozitare infiltrojnë ithtarët e tyre nëpër protesta me qëllim përfitimin e kapitalit politik./Lexo.al