1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Der Spiegel/ Violinistja Ervisa Gega: Ditët e mia në Ambasadën Gjermane në 1990!

January 6, 2019
in Dosja X, Histori
7       
 
7
Shares

Ervis Gega ishte vetëm 16 vjeçe kur, në fillim të korrikut 1990, mijëra shqiptarë të dëshpëruar mësynë ambasadat e huaja në kryeqytet. Gega dhe familja e saj jetonin në Fier, një qytet rreth njëqind kilometra në jug të Tiranës. Si një muzikante, ajo vuajti për shumë vite nën sundimin e komunistëve. Në Shqipëri, Partia e Punës sundoi edhe tetë muaj akoma me grusht të hekurt, pas rënies së Murit të Berlinit.

Vajza kapi violinën e saj dhe së bashku me prindërit, hallën dhe xhaxhain morën trenin për Tiranë. Kur arritën, Rruga e Ambasadave ishte e rrethuar tashmë nga forcat e sigurisë. Familja ishte gati t’u jepte ryshfet nën dorë policëve – që kështu edhe ata të mund të ngjiteshin mbi muret e Ambasadës së Gjermanisë Perëndimore.

Brenda pak ditësh arritën të depërtonin më shumë se 3 000 njerëz në oborrin e ambasadës. Shumë prej tyre kaluan përmes një vrime në mur, të hapur më 3 korrik nga një kamion me katër burra brenda. Qindra shqiptarë zunë ambasadat dhe konsullatat e Greqisë, Italisë dhe Francës.

POLICIA “KURSEN” REFUGJATËT
Morali i forcave të sigurisë ishte përtokë. Furisë së refugjatëve ata iu përgjigjën të përmbajtur. Edhe po të kishin marrë urdhër për të qëlluar, policët ndoshta nuk do të kishte hapur zjarr. Në të vërtetë, ashtu si gjithë të tjerët, edhe ata kërkonin të largoheshin sa më shpejt të ishte e mundur jashtë vendit.

Diplomatët perëndimorë inkurajuan shqiptarët për të kapërcyer muret e ambasadave të tyre. “Ishte e qartë se një eksod masiv do të çonte në rrëzimin e regjimit”, ka thënë Werner Daum, kreu i atëhershëm i Ambasadës Gjermane, e cila do të ndizte faret e shpëtimit, duke i lënë të hapura dyert. Ish-anëtarët e Byrosë Politike shqiptare dhe agjentët e fshehtë do të tregonin më vonë se ata kishin mbledhur informacion mbi ndihmën e huaj për një përmbysje të planifikuar të qeverisë.

Pas komplotit qëndronte Gjermania, Italia, Franca, Jugosllavia dhe Greqia. “Çdo gjë dukej mjaft spontanisht, por me siguri ishin të tjerë ata që kishin dorë në këtë lojë”, do të thoshte Ramiz Alia, lideri i fundit komunist i Shqipërisë.

FESTA PËR FITOREN E KUPËS SË BOTËS
Më 7 korrik, 3199 njerëz qëndronin në ambientet e Ambasadës Gjermane. Ata flinin në kopsht dhe kryenin nevojat personale vetëm në një nevojtore. Gjatë atyre ditëve, një grua solli në jetë një fëmijë, një vajzë, të cilën e pagëzoi në shenjë mirënjohjeje me emrin Germana. Në Ambasadën e Italisë u futën 870 shqiptarë dhe rreth 500 në përfaqësinë franceze.

“Ishte e tejmbushur me njerëz, por ama njerëzit ishin të lumtur”, tregon Gega një çerekshekulli më vonë, në shtëpinë e saj në Bon. “Çdo natë, shikonim ndeshjet e Kupës së Botës në televizion. Kur Gjermania fitoi titullin kampion, kemi bërë festë”. Qeveria e Shqipërisë refuzoi t’u siguronte ambasadave ushqim dhe tenda për refugjatët. “Ose nxirrini jashtë nga vendi, ose dorëzojuani policisë”, thanë. Autoritetet infiltruan spiunë, që të mund të kuptonin se pse kaq shumë shqiptarë papritmas donin të largoheshin nga vendi. Së fundi xhinse dhe motor “Arsyeja ishte se askush nuk besonte më në pushtetin në fuqi”, lexohet në një raport të inteligjencës shqiptare.

“Unë dua që më në fund të vesh xhinse, rroba në modë, që jashtë vendit veshin moshatarët e mi”, rrëfente një shqiptar. “Unë do të doja një motor”. Familja Gega ishte persekutuar gjatë regjimit komunist. Të afërmit ishin arrestuar dhe dënuar me vdekje. Edhe pse vajza kishte talent, nuk u lejua të studionte muzikë e të këndonte në kor. Më 8 korrik, një i dërguar i Kombeve të Bashkuara erdhi për bisedime në Tiranë. Qeveria do të njoftonte se ata që kishin kërkuar azil jashtë vendit do të mund të largoheshin.

Udhëheqësi komunist Alia ishte i pari që e kuptoi se të gjithë ata njerëz nuk do të ktheheshin vullnetarisht në shtëpi, me gjithë premtimin e mbrojtjes. Dy ditë më vonë, Vaclav Havel, i cili disa ditë më parë ishte zgjedhur Presidenti i ri i Republikës Federale të Çekosllovakisë, do të tërhiqte 51 shqiptarë nga ambasada e vendit të tij në Tiranë. “Rroftë Haveli!” brohorisnin ata pas mbërritjes në Pragë.

PARATË E HEDHURA NGA AUTOBUSËT
Në orën 4, në datën 12 korrik, të gjithë të tjerët që donin të largoheshin u shoqëruan me autobusë për në Portin e Durrësit. Me anije shkuan për në Itali. Banorët e fshatrave përreth kishin dalë në anë të rrugës dhe tundnin duart në shenjë lamtumire. Ata që ishin në autobusë hodhën nga dritarja orat e dorës dhe të hollat që kishin në xhep, si për të lënë pas shpine të shkuarën.

Kryqi i Kuq gjerman do të shoqëronte familjen Gega e shumë shqiptarë të tjerë në tre trena që të çonin nga Italia në Gjermani. Pasi kishin lejuar largimin e refugjatëve nga ambasadat, fundi i autokracisë komuniste në Shqipëri ishte vetëm një çështje kohe. Pas protestave të dhunshme studentore, në dhjetor 1990, Komiteti Qendror ra dakord për një sistem pluralist politik. Dy muaj më vonë, monumenti i bronztë i Hoxhës, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u përmbys.

Pasi Partia e Punës fitoi zgjedhjet e para shumëpartiake më 31 mars 1991, Alia u zgjodh President, por e mbajti këtë post vetëm për rreth një vit. Tani, Ervis Gega luan si koncertmastër në Filarmoninë Klasike të Bonit dhe në të gjithë botën si soliste. “Unë jam shqiptare, vendlindja ime është Shqipëria”, thotë ajo. “Por shtëpia ime është Gjermania”./VOAL/


7       
 
7
Shares
Next Post

Sokol Hoxha zbulon amanetin e fundit të Enverit: Ja çfarë më tha babai para se të vdiste!

Dom Simon Jubani, prifti që luajti 7 vjet futboll me Vllazninë

Kur zonja e parë amerikane priste motrat e Zogut!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com