Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini ka dalë në një prononcim për mediat për të informuar studentët mbi procesin e jetësimit të vendimeve të qeverisë për tarifat dhe bursat.
Në fjalën e saj për tarifat, ministrja ka qartësuar edhe një herë se për të gjithë studentët do ketë përgjysmim tarife pa përjashtim.
Sa i përket bursave, veç studentët që vijnë nga familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, do marrin bursë edhe ato me mesatare 9-10 duke e zgjeruar kështu gamën e përfituesve.
Ministrja ka edhe një apel për një grusht studentësh që nuk pranojnë të marrin pjesë në mësim duke bojkotuar, që duhet të rikthehen në mësim e të vijojnë normalisht vitin akademik.
Për çdo paqartësi lidhur me bursat, tarifat, apo çdo lloj vendimi tjetër, ministrja fton çdo student të shkruajë te portal i bashkëqeverisjes.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/558898561243448/?t=0