1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Prapambetje

2-3 Marsi i zi i ‘97! Rizgjedhja e Berishës, djegia e “Koha Jonë”, gjendja e jashtëzakonshme

March 4, 2018
in Prapambetje
        
 

Nga: Ben Andoni

Histeria politike shqiptare e 2-3 Marsit të vitit 1997 është e denjë për një skenar filmash kushtuar ngjarjeve të post-demokracisë në vendet e Lindjes. Sa më shumë largohemi në vite, aq më ogurzezë ngjan kjo kohë, kur kujton se arkitektët e saj janë ende të gjallë dhe protagonistë sërish të së keqes së madhe në vend. Për fat të keq, Sali Berisha, personazhi kryesor i atyre ditëve jo vetëm nuk ka kërkuar falje, nuk është dënuar apo demaskuar por është ricikluar në pozicionin më të madh të Ekzekutivit, derisa pesë vjet më parë u hodh poshtë me votën masive popullore…

Po kjo valë e madhe popullore, që kulmoi pas rënies së skemave piramidale mori përsipër të rrëzonte një nga regjimet më të zeza në historinë e vendit tonë. Flitet për mandatin e dytë të drejtuar nga PD-ja asokohe. Në gjendjen kaotike, ku u përfshi i gjithë vendi, më 2 mars të vitit 1997, Kuvendi shqiptar shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ku përfshihej edhe ndalim qarkullimi nga orët e mbrëmjes deri në mëngjes. Shqipëria do të mbillej me viktima të pafajshme, por jo sa të bindnin Berishën dhe PD-në të jepnin dorëheqjen nga mandati i grabitur i vitit 1996.

Në ditët që do të vijonin do të liroheshin të gjithë kategoritë e të burgosurve, kurse depove të ushtrisë iu grabit një arsenal i tërë me mbi 650.000 armë luftarake, që po pjellin viktima edhe sot e kësaj dite për çdo javë. Në të njëjtën ditë, Kuvendi shqiptar miratoi Ligjin për bashkimin e Shërbimit Sekret me Ministrinë e Brendshme, ku Kryetari famëkeq i SHIK-ut Bashkim Gazidede u emërua kryetar i operacionit për normalizimin e situatës. Ato pak zëra opozitarë që mëtonin të ishin në radhët e PD-së mbyllën gojën prej drurit direkt, që iu dha por edhe frikës së likuidimit prej dyshes së frikshme Berisha-Gazidede, kurse në terren filloi një terror i paparë.

Pak orë më vonë, më 3 Mars, në një nga faqet më të turpshme të parlamentit shqiptar, me votat e maxhorancës fiktive, Berisha u rizgjodh si president me rreth 104 vota. Shpura e tij nuk u mjaftua me terrorin, por tashmë iu derdh edhe gazetarëve të huaj, që po ndiqnin prej ditësh situatën shqiptare. Vite më vonë, një nga protagonistët e këtij linçimi, bodigardi i Berishës, Izet Haxhia do ta tregojë me detaje për publikun këtë shtazëri dhe sesi festonin me bekimin e ish-presidentit duke shkrepur armë dhe duke demonstruar forcën, pa ditur se i kishin dhënë shtetit shqiptar një nga vulat më të turpshme të ekzistencës 105 viteve.

Dhe, kjo ishte më i e pakta. Pak orë më parë, në orët e para të 3 Marsit, njerëz që janë identifikuar, por që kurrë nuk janë dënuar dogjën redaksinë e gazetës “Koha Jonë”. Ndoshta, është përcaktuar më të drejtë në historinë e medias shqiptare se kjo mbetet ngjarja më e hidhur dhe e paprecedentë në ekzistencën e shtypit të shkruar.

Gazeta “Koha jonë” e asaj kohe do të mbahet mend për demaskimin e hapur të Berishës dhe pushtetit të tij të hajnisë, policëve të korruptuar, arrestimeve të pasens, por edhe shantazheve të përditshme të mostrave, që polli pushteti i asaj kohe.  Titulli i madh për gazetën e datës 3 mars 1997 ishte: “Berisha, duart me gjak!”  dhe realisht ish-presidenti famëkeq e tregoi metaforën se nuk vlente, pasi këtë herë duart e tij ishin shtrirë realisht si metastaza mbi të gjithë demokracinë e dobët shqiptare.

Në ditët tonë, shumë panegjirikë po mundohen t’i riciklojnë këto figura, mbi të gjitha Berishën, por 2-3 Marsi i vitit 1997 do të mbetet i paharruar, për ata që nuk e kujtojnë ose bëjnë sikur i kanë harruar se me sa vështirësi është rivendosur demokracia në ditët tona. Njerëz mos e harroni historinë, sepse dënimi i saj është i llahtarshëm! Paçka se mund të përjetësohet shumë bukur në filmat e të ardhmes. (Javanews)


        
 
Next Post

Thirrja e juristit Romeo Karaj: Bëhuni bashkë për t’i shporrur, përndryshe aleanca e llumit do të triumfojë

Konferenca e AIPAC/ Fjalimi i Ramës para organizatës më të fuqishme pro-izralelite në Amerikë: Dorëzuam edhe floririn, por jo hebrenjtë. 20 mijë të pranishëm “shpërthejnë” në duartrokitje (Video)

Pse Arbër Çekaj u shoqërua në polici 2 vite më parë dhe si e mbylli çështjen Prokuroria

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com