Seanca dëgjimore me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.
Ka qenë deputetja e re e LSI Kejdi Mehmetaj e cila ka ndërhyrë gjatë raportimit që ministri po bënte në lidhje me pyetjet që kishin përfaqësuesit e opozitën në këtë komision për protestën e studentëve.
Por i menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e ministrit Lleshaj i cili i tha Mehmetajt se “Me ty do flas kur të mbaroni Universitetin”.
Debati:
Vokshi: Pra policia nuk ka hyre ne mjediset univeristare?
Lleshaj: Ka hyre, ne nje rast kur mori kerkese me shkrim te ardhur nga drejtues te universitetit
Vokshi: Ku e keni shkresen
Kejdi Mehmeti: Ku e keni shkresen
Lleshaj: Me ju flas kur te mbaroni universitetin
Kejdi Mehmeti: Do ta shohim edhe kete, nuk intimidoni dot njeri ju, ju pasqyroni sjelljen e atyre policeve atje