Ditën e sotme studentët në Shkodër u ngritën sërish në protestë.Ata protestuan pasi godina e re e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik nuk është hapur ende.
Njëra prej studenteve theu xhamin e derës kryesore të godinës së fakultetit.Pasi e hapën me forcë derën, studentët u futën brenda ambienteve të fakultetit.
Gjithashtu mësohet se janë thyer edhe disa nga xhamat e godinës.Studentja e cila u bë protagoniste duke goditur me sende të forta derën kryesore të fakultetit nuk është e panjohur.
Ajo quhet Desada Susaj dhe në shkurt të këtij viti, denoncoi një efektiv të FNSH-së, për ngacmim seksual në tualetet e shkollës.
Ngjarja u regjistrua gjatë vrullit të protestës studentore.
Studentja është gjithashtu mbesa e muzikantit të njohur tropojan Kolë Susaj, i cili u nderua nga ish-presidenti Bujar Nishani me titull “Mjeshtër i Madh”.