Opozita e dalë tashmë nga Parlamenti ka paralajmëruar protesta në të gjithë vendin, sipas saj deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, një njoftim po shpërndahet në rrjetet sociale. Kuksianët kërkojnë që ditën e premte të ngrihen në protestë dhe t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama që si duket ka planifikuar të vizitojë qytetin verior.
Natyrisht që janë fantazira nokësh e palokësh sepse askush nuk do të guxoi. Bile ky njoftim është shpërndarë edhe nga nënkryetari i PD, Edi Paloka.
Kujtojmë se ky skenar nuk është i panjohur nga opozita. Herën e fundit u shoqërua në polici edhe ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi pasi tentoi t’i bllokonte rrugën kryeministrit në Elbasan.