Shqipëria, si një ndër vendet pjesemarrese të Projketit DIYPES, zbatoi nje qasje te re për orët e Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit në 3 shkolla në qarkun e Gjirokastrës.
Bazuar në nevojat dhe preferencat e shprehura të nxënësve të shkollave të mesme, mësuesit u angazhuan në shkollen e Mesme “Abaz Shehu” në Tepelenë, “Sali Nivica” në Memaliaj dhe “Adem Alushi” Krahës për të zhvilluar në një ndërhyrje tre-mujore, orë mësimore angazhuese, pjesëmarrëse dhe gjithëpërfshirëse për nxënësit e tyre duke arritur edhe rezultate konkrete.
Ndërhyrja në bazë të metodologjisë së përdorur nga DIYPES rezultoi e dobishme në shumë aspekte: në rritjen e pjesëmarrjes dhe angazhimit të nxënësve në orën e EFSSH-it, rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e aktivitetit fizik, zhvillimi i vlerave sociale si komunikimi dhe puna në grup.
Por këto arritje në vetëm tre muaj u realizuan falë mundësisë së fleksibiliteteit që të jep kurrikula e re për edukimin fizik në shkollat shqiptare. Nisur nga kjo premisë, mësuesit patën mundësinë që nëpërmjet identifikimit të dëshirave dhe nevojave të nxënësve të aplikojnë metodologji të reja mësimdhënie për të arritur objektivin e tyre me qellim rritjen e pjesëmarrjes dhe angazhimit e nxënësve.
Nisur nga arritja e një rezultati efektiv gjatë 3 muajve zbatim të një projekti me standarde ndërkombëtare, nga kjo praktikë e mirë e zbatuar rezultuan edhe disa rekomandime konkrete për institucionet arsimore, mësuesit por edhe drejtoritë arsimore, si përmirësimi i infrastrukturës sportive si edhe mbështetja me materiale sportive, Federata e Sportit Shkollor duhet të përmbush detyrimin ligjor për të mundësuar zhvillimin e veprimtarive sportive ne nivel rajonal edhe kombëtar me qëllim rritjen e motivimit dhe pjesëmarrjes, të bëhet i detyrueshëm procesi i matjeve antropometrike si pesha, gjatësia, perimetri i gjoksit te nxënësit në një dosje të posacme si dhe përzgjedhja e lëndës së EFSSH-it edhe në kurrikulën me zgjedhje ose kurrikulën në bazë shkolle.
Projekti DIYPES që u zbatua në Shqipëri propozoi një qasje të re, ndryshe, për orët e Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit në shkollat e mesme shqiptare. Ky projekt u shtri njëkohësisht në 5 vende europiane si Shqipëri, Itali, Maltë, Rumani dhe Sllovaki.