Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka reaguar ashpër për aktet e dhunës në protestën e sotme.
“Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme.
Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit.
Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë.
Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi.
Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, thuhet në reagim.(TemA)