Për më shumë se 150 minuta, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur në një darkë informale ministrat dhe deputetët, drejtues politikë në qarqe, lidhur me strategjinë që do të përdorë Partia Socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit.
Mësohet se në këtë takim, janë diskutuar detaje mbi ndërtimin e fushatës së socialistëve, megjithëse përballë nuk kanë kandidatë nga opozita, e cila nuk është regjistruar në procesin e zgjedhjeve lokale.
Sikundër raportohet Rama ka diskutuar me drejtuesit e fushatës mbi detajet, përfshi këtu spotet dhe sloganet që do të përdoren.