Modelja Emina Cunmulaj është e martuar prej vitesh në SHBA me biznesmenin e fuqishëm Sam Nazarian, e megjithatë, ajo nuk ngurron t’i tregojë ndjekësve në rrjetin social “Instagram” thjeshtësinë që e karakterizon.
Ajo ka publikuar së fundmi një foto ku shihet në vendlindje, Malësi të Tuzit. “Jeta e thjeshtë!
Me babain tim duke zgjedhur dhe pastruar qepët e njoma për të bërë lakror”-ka shkruar ajo krahas fotografisë, teksa ka treguar më tej në “Insta Story” sesi po e mëson vajzën e saj Ellën që të mbledhë edhe ajo qepë.