Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme duke na treguar premtimin e radhës që ka mbajtur qeveria që ai drejton.
Rama ka publikuar një video ku na tregon se 951 të rinj po zhvillojnë praktikën në institucionet shtetërore, ndërkohë që 200 prej tyre do të punësohen në përfundim të programit. Gjithashtu 459 studentë ekselentë janë punësuar në institucionet e administratës shtetërore.
“MIRËMËNGJES — dhe me këtë tjetër angazhim të përmbushur të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë –”, shkruan Rama.