Baton Haxhiu tha në emisionin “Opinion”, se Ilir Meta “nuk e meriton funksionin që ka”, ndërsa Berishës iu drejtua me termin “vjehrri i Arminës”.
Baton Haxhiu: E para e punës, më vjen keq si shkruan Iliri, më mirë t’ia shkruajë dikush se ai që moti është një frazist, i cili interpreton atë që ia thonë të tjerët dhe nuk ka fuqi të fjalës për të ndërtuar një fjali normale.
Kjo frazë është burokratike, por ajo që vjen pas saj është që një prej pasojave që sot ka Shqipëria më 30 Qershor, është mënyra se si ai i është qasur krejt çështjes shqiptare për disa muaj e gati një vit.
Realisht nëse hyjmë në referencë të kohës, pjesa kryesore e sulmit që i është bërë sistemit politik ka nis me çështjen e Kosovës dhe me atë që quhej korrigjimi i kufijve…
Ju e dini se çfarë ka bërë, ai që më tha Baton Stanishici, dhe unë po i them vjehrri i Arminës, sepse një njeri i cili flet me këtë gjuhë, tregon se ai nuk ka kontrolluar çfarë ka krijuar për një kohë në politikën e tij dhe ia ka lënë gjërave luksoze të familjes së tij.
Nuk mundem të mos e përmend këtë, e di është është keq dhe nuk paraflas për këto gjëra, por është e turpshme, që dy njerëz që kanë udhëheqin Shqipërinë kanë këtë diskurs.
Blendi Fevziu: Po flet për Berishën dhe për Metën?
Baton Haxhiu: Po.