Kryesocialisti Edi Rama nuk i mungoi ironitë për kundërshtarët politikë dhe kandidatët e “kënetës” siç i quan ai në fjalimet elektorale.
“Shënjestra” e radhës ka qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në aleancë me PD-në dhe kandidat në qarkun e Vlorës për zgjedhjet e 11 majit.
Teksa foli nga sheshi në Sarandë, kreu i të majtës nënvizoi se PS ka kandidatët më të mirë, kurse krahu tjetër ka “rripin e pantallonave të Vangjel Dules”.
“Nëse e duan më të zgjuar se veten, ja ku e kanë (i referohet kandidatëve të PS në Sarandë). Nëse duan një çyryk që të ketë rripin e pantallonave të Vangjel Dules, ja tek e kanë (duke treguar ppër krahun tjetër të kundërshtarëve)”.
Rama e vijoi batutën e tij para mbështetësve, duke iu drejtuar një tjetër kandidati socialist të zonës së Sarandës, që kur u prezantua përshëndeti minoritetin e Finiqit edhe në Greqisht.
“A dëgjon ti sagapo, (ngrihet kandidati) Sagapo i them atyre në Finiq, u çua ky, jo ti, se na turpërove. Apo nuk jemi dhe të dy pa flokë. A u the atyre sagapo qëparë ti, që ta dëgjoja unë?! Fjalën e fundit e kam (për Vangjelin, i thotë dikush).
Ça Vangjeli mo, e kam fjalën e fundit për gratë! 56% e mbështetësve janë gra e vajza. Kush është çyryk mendon se është më i mençur se gratë dhe vajzave, ndaj është çyryk…”, u shpreh kryesocialisti.