1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, July 4, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

A do t’a rrëzojë Gjykata e Lartë “thertoren greke” ndaj Veliajt?! Disa melodi të Ols “violinës” dhe rreziku i rrokullisjes së SPAK-ut: Kuvendi gati të ndërhyjë nëse paraburgimi arbitrar nuk ndalet!

July 4, 2025
in Dosja X
        
 

Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj janë tre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, mbi të cilët qëndron barra e një vendimmarrje të rëndësishme në 8 korrik 2025, jo për fatin e një individi, por për vendosjen e një standardi, për ndalimin e një rrokullisje në paligjshmëri, ndikim të jashtëm, gjueti shtrigash, persekutim, burg pa akuzë, hakmarrje dhe reflektim në hetime të sindromës së tradhtisë së gruas. Është pikërisht kjo rrokullisje që ka shtuar zërat brenda mazhorancës për të ndërmarrë disa korrigjime ligjore, për disiplinimin e disa dallkaukëve në SPAK dhe GJKKO, që përdorin mandatin për pallate dhe hamshorllëqe.

Tre gjyqtarët do të vendosin nëse kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg pa akuzë dhe për një dosje ‘që fut ujë’ në çdo anë apo do të ndryshojnë masën ekstreme të sigurisë, duke ndryshuar një praktikë të SPAK dhe GJKO, të kritikuar gjerësisht, duke mbajtur njerëz në burg pa vendim fajësie, pa akuzë, madje edhe pa prova dhe duke e përgjuar në qeli, madje edhe duke e poshtëruar me përgojime të sëmura.

Disa fakte, rrethana dhe përkime ngrenë dyshime të forta se pas goditjes së Erion Veliajt qëndron dora e shërbimeve greke, ndërthurur me interesa të segmenteve politike të brendshme dhe ndoshta edhe grupe kriminale.

Së pari, prokurori i dosjes, Ols Dado është në konflikt interesi pasi i ka kërkuar Veliajt në formë jo etike leje për pallate, fakt i pranuar edhe nga vetë Dado. I emëruar nga fustani i Ina Ramës në sistemin e prokurorisë në kundërshtim flagrant me ligjin në vitin 2008, dyshimet rreth Ols Dados nisën kur nuk dha dorëheqjen si prokuror i çështjes edhe pse ishte në konflikt interesi, pasi i kërkonte Veliajt leje ndërtimi.

Më pas u zbulua një fakt i çuditshëm; Ols Dado, para se të bëhej noter i Visit të Po-jës, ka qëndruar në Greqi në vitin 1993 për të ndjekur një kurs tremujor për filozofi në Athinë, kohë gjatë të cilës vijonte studimet për juridik. Raportet e dyshimta të Dados me qarqet greke kanë vijuar duke u thelluar, me vizita të shpeshta, pasaportë greke për të birin etj.

Së dyti, planin e Dados, në rolin e një mashe kundër Veliajt, e çoi përpara gjyqtari i Sarandës, Erion Bani, çuditërisht me lidhje të forta greke, me hotel dhe pallat. Bani, i cili miratoi kërkesat e Dados për të futur në burg Veliajn, nuk shquhet vetëm për arsyetimet e çuditshme për të përmirësuar imazhin e drejtësisë duke mbajtur zyrtarë në burg me ose pa prova.

Në 1995 dhe 1996, prindërit e Erion Banit, Brahimi dhe Feruzeja ndërruan emrat me vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë. Ramizi u bë “Jani” dhe Irfania u bë “Eleni”. Tashmë prindërit e Erjon Banit, nga çamë myslimanë, u kthyen në ortodoksë grekë. Të njëjtën gjë bënë edhe dy vëllezërit e Ramiz (Jani) Banit, të dy ndërruan emrat, i shndërruan nga emra shqiptarë-çamë në greko-amerikanë. Faktet tregojnë se babai dhe xhaxhallarët kanë braktisur patriotizmin çam dhe fenë myslimane për “letrat” dhe flamurin grek. Të gjithë pinjollët e Brahim dhe Feruze Banit janë kthyer në grekë dhe kjo e ka një çmim…

Së treti, pas arrestimit të Veliajt, SPAK hapi një hetim të ri, pas disa bisedave të përgjuara ku pretendohej se një ministre e Ramës i kishte dhënë 2 milionë euro Ols Dados për të goditur rivalin e tij politik brenda partisë. Sipas bisedave, Dado tashmë kishte 2 milionë euro nga Veliaj për t’u tërhequr dhe për t’i kthyer paratë mbrapsht ministres. Kështu Dado do fitonte 2 milionë euro dhe do të shmangte edhe armiqësinë me Veliajn. Asnjë provë nuk ka për këto pretendime. Por, ka një hetim. Janë pyetur një politikan dhe një biznesmen. Megjithatë, ministërja në fjalë ka një të shkuar të errët në Greqi si dhe ka udhëtime me Ols Dadon në shtetin grek.

Së katërti, rastësi ose jo, Ols Dado mori në dorë denoncimin e Fredi Belerit kundër ish kryebashkiakut, Jorgo Goro dhe ish ministres Olta Xhaçka për pronat në Himarë. Minoritari Jorgo Goro, i shpallur tradhtar nga qarqet greke dhe Fredi Beleri, u godit nga Dado, ndërsa shpëtoi Olta Xhaçka, e cila ka qenë gjithashtu në shenjestër të Athinës për shkak të bashkëpunimit ushtarak me Turqinë kur ishte ministre e Mbrojtjes.

Së pesti, Erion Veliaj u arrestua 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare, në një kohë kur Athina ishte pozicionuar hapur kundër qeverisë Rama për shkak të mosmarrëveshjeve në rritje vitet e fundit. Veliaj konsiderohej si figura e dytë më me ndikim dhe më e fuqishme në PS pas Edi Ramës. Goditja e tij dyshohet se mbart edhe prapavijë elektorale. Edhe pse PS fitoi thellë në zgjedhjet e 11 majit 2026, duke shtuar votat me rreth 10 % në rang kombëtar, në Tiranë, PS-ja pësoi një rënie me 0.6 %.

Disa melodi të Ols violinës, noter i Visit të Po-jës

Prokurori i SPAK-ut Ols Dado rezulton se ka qenë noteri i besuar i Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës, i goditur disa ditë më parë nga SPAK dhe autoritetet italiane si kreu i një prej organizatave kriminale më të fuqishme në vend, me veprimtari në fushën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Në 5 shtator të vitit 2008, Visi i Pojës, përmes babait të tij Hysen Doçi, i blen kompaninë e vezëve Ovvital shpk shtetasit Emiliano Gjergjit. Kontrata e blerjes së kompanisë noterizohet nga Ols Dado, asokohe noter në Durrës.

Visi i Po-jës kishte noterë në Shijak, por ka zgjedhur pikërisht Ols Dadon në Durrës për shkak të njohjes që kishin. Dado është përfolur edhe për lidhje me Altin Hajrin, një nga figurat kryesore të krimit të organiuzar në Shijak, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës në janar të vitit 2020, ku fillimisht u dënua me 7 vite burg, por më pas Apeli e shpalli të pafajshëm.

Emërimi i paligjshëm si prokuror

Në 4 nëntor 2008, zonja Ina Rama, në atë kohë në funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, në shkelje flagrante të ligjit, i propozon Bamir Topit, asokohe President, emërimin e Ols Dados prokuror në Progradec.

Propozimin e saj, zonja Rama e mbështet në nenin 149 pika 3 të Kushtetutës dhe në nenin 8, pika 2, germa ‘b’ të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë (i pa ndryshuar deri ditën e firmosjes së këtij propozimi). Mbështetur në të njëjtën bazë ligjore, Presidenti Bamir Topi, në 17 nëntor 2008, miraton propozimin e Ina Ramës, duke dekretuar emërimin e Ols Dados prokuror në Pogradec.

Neni 17 i ligjit, përpos të tjerave, parashikonte që mund të emërohet prokuror shtetasi që ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Neni 18 parashikon që mund të emërohet prokuror edhe personi që nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës, por që ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin Juridik, këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridiko-profesionale në Kuvend, Presidencë, qeveri, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, deputet me arsim juridik dhe oficer i policisë gjyqësore.

Ols Dado nuk plotësonte as kriteret e parashikuar në nenin 17 dhe as në nenin 18 të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Dado kishte vetëm arsimin juridik dhe nuk kishte punuar 3 vite në një nga funksionet e parashikuara nga neni 18 i ligjit. Dado është emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin në funksionin e prokurorit.

Ina Rama e sjell nga Pogradeci në Tiranë

Dhjetë muaj pas emërimit si prokuror në Pogradec, në skenë shfaqet sërisht Ina Rama. Në shtator të vitit 2009, Ina Rama, asokohe kryeprokurore, e transferon Ols Dadon nga Pogradeci në Tiranë.

Ina Rama, duke shfrytëzuar funksionin e kryeprokurores dhe kompetencat, zhvendos Ols Dadon nga Pogradeci në Tiranë, në bashkëpunim me Bamir Topin, asokohe President.

U diplomua me pesa, jep mësim si pedagog

Krahas vijimit të karrierës në drejtësi, gjithnjë në shkelje të ligjit, Ols Dado shfaqet si ekspert në Shkollën e Magjistraturës, që në vitin 2019, aty ku formohen prokurorët dhe gjyqtarët e rinj.

Me mesataren e arsimit të lartë, Ols Dado nuk do të pranohej as si student në Shkollën e Magjistraturës, ndërkohë që u jep mësim studentëve. Dado u diplomua si jurist në vitin 1995 me rezultate të dobëta. Notën më të lartë e ka në fiskulturë.

U emërua në SPAK para vendimit të KLP

Ols Dado deklaron se është paguar si prokuror i komanduar në SPAK që në 1 janar të vitit 2023, me kërkesë të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Teksa Ols Dado kishte vijuar punë në SPAK, KLP mblidhet në 6 mars të vitit 2023 dhe miraton përfundimin e afatit të komandimit të Ols Dados në Prokurorinë e Përgjithshme, me qëllim për t’i hapur rrugë komandimit të tij në SPAK, pas kërkesës së kreut të SPAK Altin Dumani dhe miratimit të kryeprokurorit Olsian Çela.

Olsian Çela, Altin Dumani dhe Ols Dado kanë anashkaluar KLP si një organ mbi SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Një burim pranë KLP tha se edhe në rastin e dhënies së opinionit pro nga KLP është shkeluar ligji, pasi nuk është kryer verifikimi i ligjshmërisë së mandatit të Ols Dados si prokuror si dhe janë injoruar disa informacione sekrete rreth figurës së tij.

Mashtron me formularin e dekriminalizimit

Ols Dado dyshohet se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimin teksa deklaron se në vitin 1993 ka shkuar në Athinë për të ndjekur një kurs tremujor për filozofi.

Në çfarë gjuhe paskërka qenë ky kurs filozofie, shqip apo greqisht? Nëse ka qenë në greqish, a dinte greqisht Dado në vitin 1993, madje greqishte të avancuar për të kuptuar konceptet filozofike? Po ndonjë certifikatë apo dokument tjetër ka Ols Dado për të provuar deklarimin e tij?

Përdorim i funksionit publik për interesa private

Si prokuror, Ols Dado ka përdorur funksionin publik për interesat e tij private, ku në një rast i ka kërkuar Erion Veliajt miratimin e lejes për ndërtimin e një pallati te Rruga e Kavajës. Në seancën për masën e sigurisë për Veliajn, Ols Dado pranoi para gjyqtarit Erjon Bani se i kishte kërkuar Veliajt leje ndërtimi për pallat dhe se e kishte falenderuar Veliajn për lejen.

“Në ndryshim nga kryetari bashkis, prokurori i çështjes ka ruajtur mesazhin me kryetarit të bashkisë. Bëhet fjalë për vitin 2021. Mund t’jua saktësoj unë: 18 maj 2021. Kur prokurori aktualisht i SPAK-ut ushtronte detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila nuk ka juridiksion më fillestar pas ndryshimit të Kushtetutës dhe të ligjeve nën të për personat ku përfshihet dhe kryetari i Bashkisë. Pra në asnjë lloj rrethane konflikti interesi. I jam drejtuar Kryetarit të Bashkisë me një mesazh që po ta lexoni… Për më tepër, edhe pas kësaj kemi pasur rastin të takohemi me kryetarin e Bashkisë në një moment tjetër dhe i kemi shprehur falenderimet tona. Ato kontestimet.. po me sa duket nuk e ka llogaritur që ne këtë mesazh ne e kemi. Do ta këshilloja kryetarin e Bashkisë që të mos ta bëjë gropë të pistë sepse do të dalë i humbur. Tani vazhdojmë…“, tha Dado.

Po pse Dado duhet t’i shkruante Veliajt për lejen e ndërtimit kur ishte vetëm një nga përfituesit? Pse nuk i shkroi një përfitues tjetër? Dhe pse duhet t’a falenderonte për lejen nëse kjo e fundit i takonte me ligj? A është ky përdorim i funksionit publik për interesa personale?

Aludimet për jetën private, një skandal i rrezikshëm

Në dosjen për korrupsionin e pretenduar të Erion Veliajt, me prokuror kryesor Ols Dadon, aludohet për një raport të dyshimtë mes arkitektit Olsi Eftimi dhe Ajola Xoxës, bashkëshortja e Erion Veliajt. Pa asnjë vlerë për hetimin, duke thyer rëndë etikën, besimin e publikut te drejtësia, përdhosur detyrën dhe dhunuar jetën private të personave nën hetim, Ols Dado dhe Sameti i Libofshës kanë shkruar qëllimisht në dosjen paraprake detaje rreth raportit Xoxa-Eftimi, krejtësisht të panevojshme dhe të padobishme për çështjen, por për të denigruar dhe poshtëruar moralisht Veliajn.

Nëse Erion Veliaj ka vjedhur paratë publike, të mbyllet në burg dhe t’i sekuestrohen pasuritë. Por, është e rrezikshme për qytetarët dhe shkallmuese për reputacionin e SPAK, që një prokuror, i emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin dhe me një karrierë bazuar në mashtrim, të përdorë funksionin publik për të futur hundët në jetën private dhe familjare, duke aluduar apo sajuar histori tradhtie, me qëllim lehtësimin e brengave të brendshme apo denigrimin e personave nën hetim, çlirimin e nyjeve emocionale apo mllefeve personale.

Pista e hakmarrjes nuk qëndron në përfshirjen në dosjen e Veliajt të aludimeve për integritetin moral të gruas së tij, pasi Dado e ka dorëzuar dosjen për masën e sigurisë në gjykatë disa ditë para se Veliaj të shpërthente në akuza ndaj tij.

Fiksimi i prokurorit Dado pas kësaj historie nuk ndalet dhe as nuk zbehet, duke e vizatuar atë si një regjizor telenovelash. Në intepretimin e përgjimeve të Veliajt në burgun e Durrësit, Dado ndalet dhe analizon një bisedë mes Veliajt dhe zonjës Xoxa, për aludimet në dosjen e parë që Dado kishte bërë për raportin e zonjës Xoxa me Eftimin. Veliaj kërkon një shpjegim nga zonja Xoxa për këtë aludim. Dhe pikërisht këtë diskutim mes bashkëshortëve, pa asnjë lidhje me hetimin, Ols Dado e fut në relacionin, me të cilin kërkoi që Veliaj të qëndronte në burg.

Jo vetëm kaq. Por, pasi ka analizuar raportin familjar të të burgosurit Veliajt dhe i ka përfshirë këto elemente në relacionin e paraqitur në gjykatë, ky raport është bërë publik për të nxitur fantazinë e publikut. Këtë devijim të Ols Dados nga detyra për të cilën e paguajnë 56 mijë euro në vit dhe fiksim të tij pas jetës private të personave nën hetim, gazetari Mero Baze e ka lexuar si një vuajtje nga kompleksi i tradhëtisë së gruas, duke iu referuar vendimi të divorcit të Ols Dados.

Pikëpyetje për Engert Pëllumbin

Drejtësia e re ka rritur kontrollin e punës së prokurorit nga gjykata. Jo vetëm masa e sigurisë dhe gjykimi i dosjes, por gjykata vendos edhe kalimin ose jo të një dosje për gjykim si dhe i cakton prokurorit kryerjen e veprimeve shtesë hetimore. Pra, edhe sikur një prokuror të çmendet, është gjyqtari që certifikon veprimet e tij.

Në këto kushte, Ols Dado, vuan apo jo nga kompleksi i tradhtisë së gruas, është i justifikuar dhe i mbuluar nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Trapllëqet e Ols Dados për raportet emocionale të të burgosurit me bashkëshorten, janë reflektuar në vendimin e gjyqtarit Engert Pëllumbi, i cili la në burg Veliajn.

Engert Pëllumbi jo vetëm nuk i skarcoi këto marrëzira, por i reflektoi në vendimin e tij. Po në këtë vendim, Pëllumbi shkroi se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e grupi të strukturuar kriminal, duke theksuar se ky tipar nuk do të merret në konsideratë pasi në të kundërt do të cënohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit në caktimin e masës së sigurimit, ku gjykata nuk mund të jetë më e ashpër se sa prokuroria.

Po pse e shkruan kur e di se nuk merret në konsideratë? Pse e shkruan kur nuk je në rolin e gjyqtarit paraprak? (Mirë që nuk ka shkruar ‘tiparet e grupit të strukturuar seksual’).

Si mund të fusësh në vendim gjykate aludime për jetën private që as faqja Vipat e Bllokut nuk i pranon?! Mirë që u llahtaris Dado, por Pëllumbi ç’pati? Në këto rrethana, vendimi i 8 korrikut merr një rëndësi historike jo vetëm për ndalur ‘thertoren greke’, por për të shpëtuar SPAK-un dhe GJKKO nga rrokullisja në paligjshmëri dhe arbitraritet.


        
 
Next Post

Dosja qesharake për Jonaid Myzyrin dhe pezullimi pa kompetenca?! SPAK intrigë për kreun e ri të KPK: Rama propozoi Myzyrin për një tjetër mandat

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com