Pyetja 1 milion dollar për Partinë Demokratike është nëse Lulzim Basha do largohet nga drejtimi i saj nëse kjo parti humbet zgjedhjet në vitin 2021. Përgjigjen e jep ish deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi:
-Nëse PD në 2021 humbet zgjedhjet, a duhet të largohet zoti Basha nga drejtimi i saj?
-Kjo është pyetje klishe. Ju flisni për dy momente, për tre madje. Ju bëni hipotezën që në gjykimin tim është e pamundur, humbjen e zgjedhjeve në 2021, ju thoni se ç’vendim duhet të marrë lideri i partisë politike dhe e treta vendimmarja e partisë politike. Pse nuk ja lini të ardhmes këtë lloj gjëje?
-Ja kam bërë këtë pyetje çdo personi që është pjesë e një lidershipi të caktuar. Po apo jo?
-Ne fitojmë zgjedhjet. Unë mendoj se vendimet e rradhës do jenë formimi i koalicionit qeverisës.
Natyrisht që Bylykbashi ka të drejtë kur shikon ëndrra, ose ka parë filxhanin te Monika, sepse të thuash që ne fitojmwe zgjedhjet kur përkrahja PD është në limitet më të ulta dhe kur ke vite që humbet çdo betejë politike, duhet t’i besosh vetëm fallit, ose Bylykbashi mendon se mund të marrin pushtet në tavolinë, siç vodhën Bashkinë e Tiranës me Tomët e kompani të kolegjit zgjedhor, me vota të mbledhura nëpër kosha plehrash, ku Bylykbashi ishte avokati i Bashës dhe aty nisi rrugëtimin politik si ushtarë pa asnjë armë dhe kontribut në PD. /Ekskluzive.a