1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, May 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A i pasuroi Berisha aleatët?! Zbardhet pasuria e Metës: Nga vila në Gjirin e Lalëzit në 2010, te 13 apartamentet dhe shpenzimet në Londër për shkollimin e fëmijëve

May 22, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Departamenti Amerikan i Shtetit, akuzoi publikisht ish-kryeministrin Sali Berisha se përmes pushtetit ka pasuruar veten, familjarët dhe aleatët politikë.

Pjesa e fundit është shumë interesante, pasi lë të hapur mundësinë e interpretimit, por dhe po ashtu do të thotë se mund të shpallen “non grata” edhe aleatët e ish-kryeministrit që kanë përfituar në aleancë me të. Por kush janë aleatët e tij që kanë vënë pasuri?

Nëse marrim me radhë qeverisjen e Berishës në periudhën 2005-2013, rezulton se në qeverinë e tij kanë qenë nga radhët e aleatëve Fatmir Mediu dhe Ilir Meta. Mediu nuk shquhet për ndonjë pasuri të lartë, por e kundërta ndodh me presidentin aktual. Meta dhe bashkëshortja e tij kanë një pasuri jashtëzakonisht të lartë.

Deklarimet e Metës

Gazeta po publikon sot të dhënat e pasurisë së tyre, në bazë të deklaratave të bëra pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Deklarimet e para të Metës në ILDKP datojnë që prej vitit 2003 dhe në këtë vit presidenti Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë.

Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidentit aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI. Në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak.

Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Në vitin 2008 Meta dhe Kryemadhi kanë deklaruar dhe llogaritë e tyre të para në bankë. Po ashtu kanë deklaruar dhe të ardhurat nga puna. E njëjta situatë dhe në vitin 2009. Por në vitin 2010 dhe për koincidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash. Ka deklaruar pagën si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie, 1.768.385 lekë.

Vilat e familjes presidenciale

Por ajo që u ka dhënë më shumë të ardhura janë 13 apartamente të përfituara nga Monika Kryemadhi. Ajo ka marrë 13 apartamente në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi. Edhe pse në deklaratën pranë ILDKP nuk jepen shumë qartë të dhënat, Kryemadhi rezulton pronare e truallit ku është ndërtuar pallati dhe në këmbim ka marrë 13 apartamente me vlerë totale 1444.8 m2. Shumica e tyre janë shitur nga viti në vit. Po ashtu Meta e Kryemadhi kanë deklaruar një banesë në kryeqytet me sipërfaqe 200 metër katror me vlerë 400 mijë euro. Pjesë e deklarimit është dhe 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë.

Duhet theksuar se gjatë kohës që Meta ishte në aleancë me Berishën ka marrë dhe Vilën në Gjirin e Lalëzit. Në deklarimin që Meta e Kryemadhi kanë bërë pranë ILDKP, bie në sy se kanë disa llogari edhe fëmijët e tyre, shumica të hapura për qëllime studimi. Vetëm në vitet e fundit është deklaruar se janë shpenzuar 140 mijë paund për shkollimin e tyre në Londër. Gazeta po pasqyron më poshtë pasurinë e Metës dhe Kryemadhit, kryesisht kur ajo lëviz në shifra të mëdha, duke eliminuar pjesën e pagave dhe honorarëve.

Ja pasuria e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Viti 2003

Apartament 2+1 përfituar nga privatizimi, zotëron 25%

Banesë +verandë+lulishte në Golem, 327 m2, me vlerë 60 mijë dollarë dhe zotërim 50%. Marrë me hua bankare.

Shlyer kredi, 7580 USD, marrë për shtëpi në Golem

Viti 2004

Apartament ¼

Banesë në Golem

Viti 2006

Shitur banesa në Golem, 300 mijë euro, zotërim 50% Ilir Meta dhe 50% Monika Kryemadhi

Viti 2007

Monika Kryemadhi blerje 500 m2 tokë+200m2 truall, 5 milionë lekë

Viti 2010

Shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135 318 lekë

Apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada 400 000 euro

Burimi, kredi nga Credins Bank 200 000 euro

Pakësim gjendja cash, -200 000 euro

Apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k. (Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agigos, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli)

Viti 2014

Kryemadhi, pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese.

Kryemadhi, të ardhura nga shitja e apartamentit të banimit, 57 798 euro.

Kryemadhi, kontratë shitje e apartamenti të banimit, 64 020 euro.

Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare, 56 778 euro.

Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare, 2 336 669 lekë.

Kryemadhi, gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.

Kryemadhi, gjendja e llogarisë bankare (në emër të fëmijës), 11 038 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, (në emër të fëmijës), 82 086 lekë.

Kryemadhi, detyrim financiar i shlyer në formën e overdraftit në një bankë të nivelit të dytë, 1 500 000 lekë.

Viti 2015

Kryemadhi deklaron likuidim të kontratës së shitjes së apartamentit sipas deklarimit për vitin 2014 me vlerë totale 64 020 euro dhe gjendja e llogarisë ku është bërë hyrje shuma në datën 31 dhjetor 2015 është 60 818 euro.

Viti 2016

Çelur llogari bankare studentore për djalin më 03.09.2016, vlera 43 727 lekë.

Bashkëshortët kanë likuiduar një kredi të mëparshme për blerje apartamenti me vlerë kredie 155 000 euro. Likuidimi është bërë përmes një kontrate shitje apartamenti datë 25. 02. 2016, ku blerësit i është transferuar me zëvendësim detyrimi kreditor. Apartamenti 200 m2 është shitur në shumën 345 000 Euro, ku deklarohet se në vitin 2016 është arkëtuar shuma 100 000 euro. Do të arkëtohet gjatë vitit në vijim 245 000 euro.

Kryemadhi ka shitur një apartament me sipërfaqe 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe kanë mbetur për tu arkëtuar nga të tretë 5 455 Euro.

Kryemadhi ka shitur apartament me sipërfaqe 166.2 m2, me vlerë shitje, te arkëtuar plotësisht 85 088 euro.

Shitur apartament banimi me sipërfaqe 108.5 m2, vlera e shitjes, e arkëtuar 57 885 euro.

Llogari bankare shtuar gjatë 2016 me 174 403 euro.

Viti 2017

Paga në Kuvend, 1.720.734 lekë

Paga në Presidencë, 982.830 lekë

Të ardhur atë tjera nga Presidenca, 2.500 euro

Overdraft, 106 954 lekë.

Kryemadhi, shitje apartament banimi, 101 m2, 55 550 euro.

Kryemadhi, shitje apartament banimi, 166 m2, 58 806 euro.

Kryemadhi llogari në Credins, shtuar 8 037 lekë.

Kryemadhi llogari në Credins, pakësuar 131 053 euro.

Kryemadhi llogari në Credins 140 mijë paund pagesë për shkollimin e fëmijëve ose 160 mijë euro.

Viti 2018

Ilir Meta

Shtim i llogarisë në lekë nga të ardhurat nga pagat, 1.319.680 lekë

Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj, 28.409 lekë

Të ardhura neto nga paga në Presidencë, 2.250.183 lekë

Të ardhurat nga dietat jashtë vendit, 6.480 euro

Të ardhura nga dietat jashtë vendit, 2.340 dollarë

Të ardhura në cilësinë e kryetari të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 85.000 lekë

Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë 42.500 lekë

Overd draft, 133.854 lekë

Monika Kryemadhi

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 me2 (deklaruar në 2014) me 42284 euro arkëtuar 38901 euro.

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar në 2014) me vlerë 64103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arkëtim për këtë kontratë.

Llogari në lekë të ardhura nga paga e Kuvendit të Shqipërisë shtuar me 787171 lekë

Pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17864000 lekë konvertuar në 145000 euro.

Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57.665 euro.

Të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera si deputete në Kuvendin e Shqipërisë – 2238923 lekë

Overdraft nga banka për Master Card 761 euro

Overddraft nga banka për Viza Cart 2243127 lekë

Fëmijët

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11.940 paund

Viti 2019

Monika Kryemadhi

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 m2 (deklaruar në 2014) me 42 284 euro arkëtuar 38 901 euro.

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar në 2014) me vlerë 64103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arkëtim për këtë kontratë.

Pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17 864 000 lekë konvertuar në 145 000 euro.

Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57.665 euro.

Ilir Meta

Shtim i llogarisë në lek nga të ardhurat nga pagat – 1319680 lekë

Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj 28409 lekë

Të ardhura neto nga paga në Presidencë – 2250183 lekë

Të ardhurat nga dietat jashtë vendit – 6480 euro

Të ardhura nga dietat jashtë vendit – 2340 dollarë

Të ardhura në cilësinë e kryetari të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë – 85000 lekë

Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë 42500 lekë

Overd draft – 133854 lekë

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11940 paund


        
 
Next Post

Vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës u mor nga administrata e Trump: Ja lëvizjet në prapaskenë për futjen e tij në listën e zezë

Ekspertët fundosin Metën, tregojnë si u shkel Kushtetuta gjatë fushatës, rreshtimi krah opozitës i pajustifikueshëm

Spartak Ngjela: Me hedhjen në gjyq të Blinken, Berisha po përshpejton procedurat për ngritjen e akuzave penale ndaj tij

“Sinjal” nga Ermal Peçi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com