1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, April 29, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A po shndërrohet Shqipëria në “Komunën” e një përplasje të re franko-gjermane?

October 24, 2019
in Aktualitet, Blog
        
 

Nga Klevis Gjoni

Shkëlqimi i Napoleonit ka dy shekuj që është venitur, por shkëlqimi i kupolave të praruara të Elizes qëndron aty, për të kujtuar kohën kur Franca e vetme dominonte fatet e botës.

Një vend me të drejtë veto në OKB, një vend me fuqi bërthamore dhe ekonomia e pestë më e madhe e botës. E megithatë, të qënit të pestët është një kostum që i ri ngushtë një vendi ku koha e “la vie en rose” duket se ka perënduar së paku bashkë me gjurmën e vogël historike të lënë nga Pompidu.

Ishte viti 1974, viti kur Franca për herë të fundit pati një buxhet shteti me sufiçit.

Që prej atëherë, për 45 vite me radhë, nën drejtimi e D’Estang, Miteran, Shirak, Sarkozi, Hollande dhe tanimë Macron borxhet i janë mbivendosur njëri-tjetrit, buxheti gjithmonë me defiçit dhe Franca sot ka një ekonomi që i ngjason këngës së Lara Fabian, “je suis malade”.

Një ekonomi që çapitet, midis një rritje apo një recesioni prej 1%, që pas shuplakës traumatike të 2008-s.

E megjithatë, dy tërmete të fuqishëm gjeopolitikë po trondisin sot Europën. I pari është Brexit dhe i dyti, largimi i Merkelit. Dy rivalët e vetëm europianë të Francës janë në një moment tranzicioni.

Anglezët po rikthehen në habitatin e tyre të natyrshëm, në gjendjen e transit midis Europës dhe Amerikës. Diku në Francë, me siguri do të ketë njerëz që mendojnë se sa të drejtë kishte pasur De Goli që i vendosi dy herë veto integrimit të Britanisë, duke e shtyrë atë për mesin e viteve 1970.

Gjermanët, pas dy vitesh do të humbin Kancelaren më jetëgjatë në historinë e tyre. Një “grua të hekurt”, që ka drejtuar Gjermaninë moderne midis stuhive të fuqishme financiare, gjithmonë pa u ndierë, por gjithmonë e suksesshme në konsolidimin e asaj që sot është ekonomia më e fuqishme e kontinentit.

E ja pra, këtu lind një shans që Macron e kupton shumë mirë, e pa dyshim do të bëjë çmos ta shfrytëzojë. Me anglezët jashtë panoramës e gjermanët në tranzicion, Franca mund të rikthehet me “grandeurin” e saj, për të dominuar sërish fatet e Europës.

Për një sy sadopak të interesuar ndaj zhvillimeve gjeopolitike, ajo që ndodhi në Tuluzë vetëm pak ditë më parë ishte disi e pazakontë. Azilkërkuesit shqiptarë u shndërruan në argumentin kryesor të Macron (edhe pse me nje marifet ligjor, qe prej 6 muajsh Franca kthen mbrapsh pothuajse kedo pa gjyq) për të justifikuar veton e tij, por për hir të së vërtetës, pak mendonin që në ditët e finalizimit të Brexit, ndonjë lider do të denjonte t’i dedikonte 5 minuta kohë fatit të dy “mikroshteteve” të Ballkanit.

Edhe më i çuditshëm konflikti aspak i maskuar Merkel-Macron, për pikëpamjet e ndryshme të integrimit. A thua fati i Shqipërisë dhe një vendi që iu deshën 20 vjet të vendosë midis prapashtesës Veriore apo e Epërme papritur zaptoi skenën ku konsumohej drama e fundit e telenovelës Brexit?

E vërteta është që integrimi i Ballkanit është pikë së pari një projekt gjerman. Franca u ngjit në vagonin e Procesit të Berlinit vite më parë. Nëse e bëri këtë zemërthyer, pak mund ta kuptojnë, por Procesi i Berlinit, një mekanizëm në thelb “bamirësie” për Ballkanin Perëndimor u konceptua fillimisht në mendjen e Kancelares, e pastaj u shit me zgjuarsi si një mekanizëm paralel, që do të përafronte standartet tona të jetesës pa ndërhyrë në procesin e koklavitur të integrimit.

Gjermania sërish loboi fuqishëm për emrin e ri të Maqedonisë, e si kurrë më parë, u zhvesh nga ftohtësia e politikës së saj të jashtme ultra pragmatike, duke u bërë një avokat i pashpresuar i fatit tonë europian.

Askush nuk duhet të mendojë që këtë Berlini e bëri i hipnotizuar nga sukseset e qeverisë shqiptare, e as nga ndonjë ndërrim i beftë i ndienjave.

Koha do ta konfirmojë, por nuk mund të fshihet dyshimi që ajo që ndodhi në Tuluzë shënon agimin e një lufte të re franko-gjermane, një luftë për zotërimin e fateve të kontinentit në dekadën e ardhshme, kohë gjatë të cilës gjermanët me shumë gjasë do të jenë ende në kërkim të një lideri të fortë si Merkel, të paktën përsa kohë nuk ka asnjë trashëgimtar të dukshëm që ka këllqet e saj.

Një luftë që jo detyrimisht do të ketë fushëbetejë Ballkanin, por që sot për sot, mes jelekverdhëve dhe Frontit Kombëtar të Marine le Pen që në raundin e dytë presidencial mori rekordin e 39% të votave, i leverdis politikisht Macron.

Në kohën kur babai i Le Pen, me antisemitizmin e tij të theksuar trembte Francën sepse eliminoi një kafshe politike si Lionel Jospin në raundin e dytë presidencal të 2002, për të përfunduar pastaj me 18% të votave, në Francë përhapej frika e “hidraulikut polak”.

Një konotacion negativ, i përhapur mes posterash e grafitish, për t’i kallur datën francezëve të kapur mat nga politikat liberale në qytetet historikish industriale të basenit të Alsasë-Lorenës apo rajoneve minerare të Sant Etien, Lion, Lë Man, Besanson apo pranë Limozh.

Të gjithë këto qytete ku për shkak të avancimit të teknologjive ia behu papunësia, e bashkë me të edhe një ndryshim epokal, i komunistëve dikur lëçitës të “Humanite”, që nisën të votonin në masë për Frontin Kombëtar.

Ndërsa sot, Marina ka ditur të reformojë, falë edhe “eminencës gri” tanimë të larguar Filipot, imazhin e Frontit Kombëtar, duke e bërë atë gati një fenomen normal, aq normal sa po të mos kishte qenë për fiaskon e saj televizive në debatin me Macron në vitin 2017, sondazhet nuk e shuanin një shans sado të vogël për fitore.

E në këtë situatë shpërthyese brenda vendit, bën sens që Macron të mos godasë haptazi Merkel për “pajën” e saj të lakmuar, reputacionin si liderja më e fuqishme e Europës. Ama kjo mund të bëhet kollaj, duke goditur planin gjerman të Ballkanit Perëndimor.

Le të ndalemi një moment tek politika e brendshme. Pavarësisht asaj që thotë qeveria, e asaj që ndërsen opozita, koncepti i fajit apo meritës sonë është shumë i vagullt, e aq me pak material.

Nuk do të kishte qenë kështu, nëse ashtu si ca vende të tjera do të ndanim një kufi me Rusinë, por Shqipëria tanimë është e rrethuar nga të gjitha anët nga vendet e BE-së. Politikisht e parëndësishme dhe ekonomisht edhe më pak.

Komisioni Europian thotë që kemi bërë një përparim të dukshëm. Sa vlen progresraporti për vendet anëtare një çështje tjetër, por ndërsa integrimi trumpetohet si një vendim i marrë mbi bazë meritokracie, në mënyrë të përsëritur na është treguar se më shumë vendos gjeopolitika dhe interesat e momentit, se sa vetë merita.

Kjo jo për të shfajësuar asnjeri në 28 mijë kilometrat katrorë ku objektivisht, jo gjithçka shkon mirë. Por në thelb, debati i opozitës që pa dyshim, bën atë që çdo opozitë në botë do të bënte, hap një “gjueti shtrigash” për të përfituar politikisht është një debat i vobektë.

Reformat ndihmojnë, por vendimi për të na hapur dyert një ditë me shumë gjasë do të jetë një konglomerat arsyesh, nga të cilat mundet që meritat të jenë më të parëndësishmet.

Ajo që duket shqetësuese është që në avitjen e një lufte të re franko-gjermane, fatmirësisht të ftohtë këtë herë, fati i një vendi si Shqipëria mund të varet edhe më shumë nga duart e të tjerëve.

Mbase, hapja e negociatave do të jetë dhurata e fundit e Merkel, e mbase një koncension për trashëgiminë e shkëlqyer që ajo lë pas përpara vitit 2021, por në këtë moment të ri gjeopolitik, gjërat janë më të paparashikueshme se kurrë më parë.

Në një univers paralel, fati ynë europian do të jetë një “remake” e vitit 1871, kur mes dy kolosëve, njëri triumfues e tjetri i dorëzuar, ishte qytetarët e Komunës së Parisit ata që vendosën të ardhmen e një kombi.

Pak, por e sigurt, dekada që po nis do të jetë shumë interesante për t’u jetuar. Edhe më shumë e sigurtë, që fatin tonë nuk e kemi vetë në dorë.

Ama kemi në dorë diçka shumë më të çmuar, atë që patën edhe francezët e Komunës së Parisit, mundësinë për të shkruar vetë historinë tonë, pavarësisht të tjerëve. Jo nën “moton” e barazisë, vëllazërisë dhe lirisë që shkrumboi Algjerinë, por nën një vëllazëri të vërtetë, që pothuajse gjithmonë kemi ditur të gjejmë në momentet më vendimtare të kombit tonë. E vështirë për t’u imagjinuar, por jo o pamundur…


        
 
Next Post

NATO tjetër bazë të saj në Shqipëri, ja propozimi i Ministres Xhaçka për Aleancën

Tanja Fajon në Parlamentin Europian: Premtimet boshe të BE për zgjerimin, "t.hikë pas shpine" për qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë

Palmer: Duke bllokuar përparimin e Shqipërisë, BE jep sinjale negative për aspirantët e tjerë

https://youtu.be/skeivx_0xyE?si=0wZxck0j_uLdYgvs

“TELEFONI I PRISHUR”

https://youtu.be/PDQzhTkURco

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com