Prokuroria e Tiranës urdhëroi dje a.rrestimin e 6 zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për të cilën gjykata kishte vendosur masën e sigurisë a.rrest me b.urg, ndërsa për një tjetër ishte vendosur masa e sigurisë a.rrest shtëpie.
Në raportin e Prokurorisë thuhet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shkaktuar shtetit dëm në vlerën e 1 milion dollarëve. Hetimet për këtë rast kanë nisur 4.5 vite më parë, ndërsa Prokuroria e Tiranës dyshon se operacioni është dekonspiruar.
Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Akciza”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë k.riminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
Ekzekutohen 6 masa sigurimi si dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë. Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune intensive hetimore disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Akciza”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, pas një pune disa mujore nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 6 personave nën hetim, konkretisht:
Masën “A.rrest në b.urg“ ndaj 5 shtetasve:
D.D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Q.H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
S.M., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.
A.D., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.
N.K., 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Masën “A.rrest në shtëpi” ndaj 1 shtetaseje:
R.S(Q), 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit K.G., 45 vjeç dhe I.B., 51 vjeç.
Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie k.riminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari k.riminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.