Ministria e Jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se akuzat për përfshirjen e Moskës në helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripal në qytetin anglez Salisbury, ishin të pabaza.
Ky reagim i ministrisë ruse vjen pasi Uashingtoni konmfirmoi javën e kaluar se do të vendoste sanksione të reja ndaj Rusisë, pasi ishte zbuluar se Moska kishte përdorur agjent nervor kundër Skripalit dhe të bijës, në qytetin britanik.
Sergei Skripali dhe e bija e tij, Julia, u sulmuan me agjent nervor në Salisbury të Britanisë, por ia dolën të mbijetojnë, pas një beteje të gjatë mjekësore.
Shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe, drejtuan gishtin pikërisht nga Moska dhe thanë se prej atje u ideua dhe drejtua sulmi mbi spiunin Skripali.