Një kërcënim me bombë është raportuar këtë të shtunë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe stafit nga godina.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri.
“Një kërcënim me bombë. Nuk e dimë se çka po ndodh, na kërkuan me dalë,” tha Tahiri, teksa largohej nga objekti i Kuvendit.
Autoritetet e rendit kanë rrethuar zonën dhe pritet të kryejnë kontrolle të imtësishme për të verifikuar situatën.
Deri tani nuk ka detaje zyrtare mbi natyrën e kërcënimit apo nëse është gjetur ndonjë mjet i dyshimtë.
Policia e Kosovës u ka kërkuar qytetarëve të shmangin zonën përreth Kuvendit, deri në normalizimin e situatës.
Këtë të shtunë pritej të mblidhje Kuvendi i Kosovës ku do të bëhej përpjekja e radhës për konstituimin e tij.