Pas reagimit të Ambasadës Amerikane e cila bëri thirrje që qytetarët shqiptarë të distancohen në protestën e nesërme nga çdo akti dhune dhe pas shprehjes se mbrojnë integritetin dhe procesin zgjedhor në Shqipëri, vjen edhe reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kjo e fundit ishte në një lidhje live me studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Neës 24 kur Ambasada e SHBA-ve shpërndau mesazhin e saj. Kryemadhi tha se ia kanë bërë të qartë Ambasadës së SHBA, se opozita bën vetëm protesta paqësore.
“Ambasadës Amerikane ia bëmë të qartë se protestat tona kanë qenë paqësore, kanë qenë provokatorët ata që kanë hyrë për të krijuar akte dhune”,- tha Kryemadhi.