Fatos Lubonja ka sulmuar ambasadën amerikane fill pas reagimit të saj ku dënonte dhunën e ushtruar nga opozita.
Analisti thotë se edhe Donald Trump, gënjen ashtu si Rama dy herë në ditë.
Ai ka kërkuar largimin e kryeministrit sa më parë për t’i dhënë një mundësi opozitës.
Sipas tij, kjo ambasadë dënon protestuesit thjesht pse dalin dhe kanë pakënaqësi, ndërsa nuk përmendin dhunën shtetërore.
“Asnjë nuk e do dhunën. Por kjo ambasada çfarë mendon që nuk ka asnjë reagim, kur sheh se kryeministri, ministri, deputetë, me shefa policie organizojnë vjedhje.
Problem i madh është se SHBA njihet si shtet i demokracisë. Këta të ambasadës a e mendojnë se ky trusti i drogës në Dibër, dhuna shtetërore. Pse këtë ambasadë nuk e ke me zë kur vidhen votat, kur ka dhunë shtetërore.
Këta po përkrahin instalimin e një regjimi shumë të rrezikshëm në mes të Europës.
Nuk kanë faj se kanë një president që gënjen një e dy, ka më shumë se një gënjeshtër në ditë. Kur kanë president një gënjeshtër.
Zanati i Ramës është që të gënjejë që të mbulojë krimin brenda vete. Ky nuk ka faj nga drejtësia i kapur me presh. Këta punonjësit e ambasadës duhet t’i thirrin mendjes”, deklaroi Fatos Lubonja.
Reagimi i ambasadës amerikane
Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndëkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi.
Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë.
Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi.