Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fitim Zekthi, ka sulmuar ashpër akademikun Rexhep Qosja, pas nderimit që i bëri kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
“Ajo qe mund ta perkufizoje saktesisht te gjithe viziten dje ne Kosove te kryeministrit Rama eshte nderimi i rralle qe ai i beri Rexhep Qosjes nje enveristi kembengules pa kufi.
Qosja ne vitin 1997 e quajti dhunen, komitetet e shpetimit, shkaterrimin e vendit revolucion demokratik i vonuar.
Qosja ka thene vazhdimisht ne keto vite se Enver Hoxha ishte patriot, se ai nuk beri genocid.
Qosja ka mbrohtur me fanatizem ate qe ishte Shqiperia komuniste per ne dhe ate (tradhetine) qe ajo i beri Kosoves per 45 vite duke e quajtur patriotizem.
Qosja ka gedhur akuza dhe vrer ndaj qeverive te PD ne vitet 1992-1996 dhe 2005-2013.
Ai e sulmoi PD qe ne vitin 1992. Ai ka levduar si udheheqes te ditur, te mire dhe patriot Edi Ramen.
Ai, ne mos tjeter, eshte karikature e te drejtes dhe te vertetes dhe simbol i urrejtjes (emocioni qe duket se e ekzalton) dhe i mbrojtjes se poshtersise.
Ne kete sens Rama beri gjene e duhur. Nderoi dike qe ne shume aspekte ka vlerat e tij te pakten politikisht”, shkruan ai.