Gazetari Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ku bënte thirrje për evitimin e dhunës gjatë protestës së ditës së nesërme të opozitës.
Hoxha e quan deklaratën e Ambasadës Amerikane si prerje krahësh pa filluar protesta.
“Ku ka dasëm pa “mish e raki”?!!!”,-shkruan ndër të tjera Hoxha duke bërë një krahasim epik.
Këta të Ambasadës Amerikane ti presin krahët pa filluar “gostia”, ti plasin kapsollat në dorë…