Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për ngjarjen e sotme në Elbasan, ku pas përleshjes me armë mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.
Në studion e Radar Informativ, Hoxha tha se policia është njoftuar nga qytetarët dhe jo nga shtabet politike se në zonë po lëviznin tre furgonë me njerëz të armatosur dhe nuk dihej nëse ishin civilë, policë apo të tjerë.
Gazetari shpjegon më tej se këta persona kanë ndaluar Benz-in ML dhe e kanë bllokuar me pretendimin se në mjet mund të kishte elementë si karta identiteti. Në këto momente janë njoftuar mbështetësit e tjerë të PS.
E para në vendngjarje ka ardhur policia, kanë qenë rreth 15 efektivë, mes tyre edhe dy nëndrejtorë. Më pas kanë mbërritur mbështetësit e tjerë të PS.
“Është ngjarje me dinamikë ende të pazbardhur me detaje. Ka qenë një numër shumë i madh njerëzish të përfshirë.
Dhe zoti ka dashur vetëm katër të plagosur. Vuksani ka marrë pjesën në arrestime që nuk guxonte kush ti bënte, viktima ishte një mjek psikiatër.
Sot në orët e para të paradites, policia është njoftuar nga qytetarë jo nga shtabe politike për tre furgona që qarkullonin në lagje të Elbasanit me njerëz që ishin të armatosur.
Në Elbasan ka një marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PD, por sot u prish për herë të dytë”, tha Hoxha.