Kristjan Asllani realizoi më në fund debutimin nga minuta e parë me fanellën e Interit. Mesfushori shqiptar bëri një paraqitje pozitive në humbjen e zikaltërve kundër Romës. “Tuttomercatoweb” e ka vlerësuar performancën e Asllanit me notën 6.5, më e larta nga lojtarët e Interit. Një notë të tillë e ka marrë vetëm Dimarko, i cili shënoi golin e parë në minutën e 30.
Mesfushori shqiptar ka përfituar nga mungesa e Brozoviçit, duke rrëmbyer me të dyja duart shansin e tij. 20-vjeçari nga Elbasani ka bërë një paraqitje pozitive dhe madje i shkoi fare pranë golit.
Nuk munguan as duartrokitjet e tifozëve, të cilët në minutën e 38 brohorasin njëzëri për guximin e tij. Zaniolo vihet në zotërim të një topi të kthyer nga goditja e këndit dhe niset me shpejtësi për të zënë në befasi mbrojtjen zikaltër. Por pas tij vihet menjëherë Asllani, i cili i heq topin nga këmbët dhe e dërgon topin në rivënie anësore.
“Gjysmë vote më shumë, sepse me vetëm tridhjetë minuta mbi supe nuk ishte e lehtë të menaxhoje një debutim të tillë. Po ashtu ishte afër shënimit në pjesën e dytë”, shkruhet në vlerësimin e “Tuttomercatoweb”-i