Astrit Patozi, Kreu i Bindjes Demokratike prezanton në Korçë kandidatin e kësaj force polititike për kryebashkiak, Leonard Olli.
Patozi u shpreh i bindur se 30 qershori është një datë e vendosur për zgjedhjet lokale dhe se shqiptarët janë të detyruar të shkojnë të votojnë.
Kreu i BD, thekson se kjo është e vetmja rrugë që mund ta ndryshojë situatën politike të krijuar në vend.
“Leonard Olli nuk është emer i panjohur i Korcës. Ai nuk ka pritur kandidimin për të treguar se është i zoti. Korca do reflektojë, dhe do të shohë modelin e shëmtuar që kemi përball modelin e rilindjes. Korca ka nevojë për një personalitet publik i cili do bëjë ndryshimin në këtë qytet. Forcat e vjetra politike ndodhen në një ndeshje dhe kjo tregon se ata janë shkaktarët e krizës në të cilën ndodhet vendi. Ky qytet nuk ka nevojë për fasadat e rilindjes.
Zgjedhje do të bëhen, 30 qershori është një datë e vendosur dhe shqiptarët janë të detyruar të shkojnë të votojnë. Dekreti i Metës është në kuadrin e një marrëzie politike, vetëm zgjedhjet mund ta ndryshojnë këtë situatë”, u shpreh Astrit Patozi nga qyteti juglindor.