Një vrasje ka ndodhur në Fushë-Krujë
Rreth orës 23:50, policia është njoftuar se në fshatin Zezë, Krujë janë plagosur me armë zjarri shtetasit M.H., dhe Sh.B.
Shtetësja Sh.B., ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi M.H., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.