Personat që shihni në foto janë dy vëllezërit nga Tepelena, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa tjetri u plagos.
Pak më parë u raportua se një nga vëllezërit, Arturi, ndërroi ka ndërruar jetë, ndërsa vëllai tjetër, Artan Bresho ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës “Omer Nishani”. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa raportohet se është plagosur në këmbë.
Sipas asaj që shkruan “Fax”, autorët ka qenë të armatosur me kallashnikov dhe pasi kanë qëlluar Artan Breshon, kanë rrëmbyer Artur Breshon, të cilin e kanë vrarë, ndërsa trupin e tij e kanë hedhur në vendin ku ai punonte, pranë një supermarketi, ku punonte si roje në një firmë inertesh.
Mësohet se viktima është qëlluar me plumb në kokë. Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që lidhur me atentatin janë nisur drejt Tepelenës edhe një grup specialistësh nga Tirana.
Njoftimi i policisë:
Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli. Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorve.