Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj akuzoi anëtaren e Këshillin Kombëtar të PD, Adriana Kalaja si të dënuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti.
Në një intervistë me Report tv, Haklaj deklaroi se ndryshe nga ai që u fut në burg nga qeveria socialiste që drejtohej aso kohe nga Ilir Meta, Kalaja është futur në burg nga Berisha. “Unë vetë rrjedh nga një familje e persekutuar politike, të persekutuar rëndë edhe nga nëna dhe nga babai, edhe vetë i persekutuar, sepse i futur në burg nga qeveria e zotit Ilir Meta.
Pra mua më kanë futur në burg socialistët, ndryshimi me zonjën Kalaja, kurse zonjën Kalaja e ka futur në burg Berisha. Sali Berisha në vitin 2011, në Krujë, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti. Më vjen shumë keq që zonja Kalaja vuan nga “Sindromi i Stokolmit”, i shërben zotit Berisha. Kjo është e vërteta”, tha Haklaj, ish deputet I PD në Tropojë.