Numri dy i PS, Taulant Balla ka reaguar pas protestës së dhunshme që u organizua mbrëmjen e djeshme në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Balla akuzon kryedemokratin Lulzim Basha, që sipas tij, në frymëzimin e Sali Berishës, po ‘udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune”.
“Lulezim Basha nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune. Dhuna e djeshme në disa qytete është organizim ekskluziv i Lulezim Bashës, të cilët bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë.
Lulezim Basha po tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar bashki apo objekte të tjera sikurse ndodhi në Korçë, pas Tiranës.
Përdhosja e simboleve të Krishtlindjeve është një porosi e turpshme e Lulëzim Bashës dhe e atit të tij politik Sali Berisha”, shkruan Balla.