Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha sot gjatë një diskutimi me gazetarët se mbështet referendumin e thirrur nga Presidenti, ndërsa shtoi se është edhe një nga 5 pikat e platformës së prezantuar nga opozita.
“Mbështesim idenë e referendumit, është një nga 5 pikat e platformës sonë. Është një çështje që jam angazhuar për 2 vjet e gjysmë.
Presidenti ka lajmëruar nisjen e një dialogu të tij me shqiptarët, Do ishte këshilla ime për të gjithë përfaqësuesit të komunikojnë me qytetarët. Mirëpres ccdo kontakt të drejtpërdrejtë të qytetarëve”, tha Basha.
Kujtojmë që prej disa ditësh Presidenti i Republikës u bën thirrje shqiptarëve për referendum. /Fjala.al