Gjatë bisedës me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh me një fjalor që si ka aspak hije kreut të opozitës.
Ai tha se mbase deputetët e opozitës duhet të tregoheshin më ”kopilë” për të parë deformimin total tëReformës në Drejtësi.
“Ky është momenti për të thënë që vendime tona kanë qenë të drejta. Maksimumi që mund të na akuzoni është se kemi qenë të parakohshëm. Duhet të kishim qenë më politikë, më falni se është pak fjalë e rëndë, më vetëshërbyes, më kopilë. Duhet të kishim pritur që situata të bëhej më keq dhe të thoshim ‘jam ju paralajmëruam”, u shpreh Basha./Fjala.al