1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, May 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Batërdi me punësimet në shërbimin e jashtëm dhe MEPJ: Lista e dhjetëra diplomatëve pa mandat dhe me lidhje nepotike

April 28, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Dalin në dritë të gjitha skandalet që janë bërë me shërbimin e jashtëm në vendin tonë. Ministri në detyrë Gent Cakaj ka nisur fshesën në shumë ambasada, ndërsa gazeta ka siguruar një listë me të gjitha emërimet nepotike që janë bërë ndër vite, por dhe se si ambasadorët janë duke shkelur ligjin. Në adresë të gazetës ka ardhur një listë me dhjetra emra, të cilët kanë lidhje të forta politike, ndërsa shumë të tjerë ushtrojnë funksionin në shkelje të hapur të ligjit. Janë rreth 35 ambasadorë dhe diplomatë të tjerë ambasadash, të cilëve u ka mbaruar mandati.

Ata janë emëruar në vitet 2014 dhe 2015 dhe duhej që të ishin larguar, por janë ende në detyre. Ndërkohë që ka të tjerë që kanë dalë në pension. Nëse i marrim me radhë, në Arabinë Saudite shërben si ambasador Sami Shiba, të cilit i ka mbaruar mandati, pasi është emëruar në atë detyrë në vitin 2015. Në Austri, shërben Roland Bimo, i cili ka mbushur moshën e pensionit dhe ka mandat të përfunduar, duke qëndruar në detyrë në shkelje të ligjit.

Po në ambasadën shqiptare në Austri, këshilltare është Aida Sakja, motra e kryetarit të Bashkisë Kavajë, Isa Sakja, nga PD; Sekretare e parë pa status diplomat është Selma Xhoxhaj Friedhuber me bashkëshort austriak. Nuk ngelet pas dhe misioni shqiptar në OSBE. Drejtuesja e tij është me mandat të përfunduar prej kohësh dhe pa status diplomati. Edhe në Bruksel po ashtu, ambasadorja jonë atje është pa mandat.

Në Danimarkë, është ambasadore Elida Petoshati. Por motra e saj, Valbona Petoshati punon si koordinatore në Kryeministri dhe kunati Armand Skapi punon si drejtor i Traktateve në MEPJ i propozuar për Sekretar i Përgjithshëm. Po aty, është diplomat Viktor Pango, djali i Ylli Pangos, ish-ministri i PD.

Në Greqi dhe në Gjermani janë diplomatë dy anëtarë të Forumit Rinor Socialist. Në Holandë, ambasadorja Adia Sakiqi dhe diplomat Xhuljeta Keko janë me mandat të përfunduar dhe të dyja pa status diplomati. Në Kanada, Sekretare e parë pa status diplomat, Arlinda Dega, vajza e Ilda Degës, drejtore e Buxhetit dhe Financës MEPJ.

Mandatet e përfunduara

Në ambasadën shqiptare në Itali, diplomatët Gentiana Mburimi, Ledia Mirakaj, Irida Xheneti dhe Artur Bardhi janë të gjithë me mandat të përfunduar, po ushtrojnë ende funksione. Në Angli, këshilltari Lorenc Xhaferraj është me mandat të përfunduar. Në Poloni, ambasadorja Shpresa Kureta me mandat të përfunduar.

Në Rumani, ambasadori Ilir Tepelena dhe diplomatja Eva Nastas janë me mandat të përfunduar. Në Rusi, ambasadori Arben Gazioni me mandat të përfunduar dhe ushtron funksionin në shkelje të ligjit. Në Serbi, ambasadori Ilir Boçka ka mbushur moshën e pensionit dhe është me mandat të përfunduar; Në Slloveni, ambasadori Pëllumb Qazimi ushtarak, me mandat të përfunduar. Ndërsa diplomati Ilir Shqina është ish-burri i Grida Dumës. Në Sllovaki, ambasadorja Enkeleda Baduni Merkuri është me mandat të përfunduar. Mbesa, vajza e motrës së Valentina Leskajt, është me dosje në prokurori për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Punësimet në MEPJ

Përveç ambasadave, batërdi me punësimet është bërë dhe në Ministrinë e Jashtme. Gent Cakaj ka emëruar si këshilltar të tij, djalin e publicistit Preç Zogaj, Besian Zogajn. Gazmend Barbullushi tashmë Ambasador i dekretuar në Spanjë (deri tani Sekretar i Përgjithshëm) ka djalin Marv Barbullushi, këshilltar të ministrit të Turizmit Blendi Klosi (26 vjeç direkt nga bankat e shkollës puna e parë këshilltar ministri); Armand Skapi bëhet në vend të Barbullushit, Sekretar i Përgjithshëm (deri tani Drejtor i Traktateve në MEPJ) me njërën kunatë Elida Petoshati, Ambasadore në Danimarkë dhe tjetrën Koordinatore në Kryeministri, Valbona Petoshati.

Mimoza Halimi, Drejtore e Përgjithshme e Çështjeve Politike në MEPJ dhe burri i vet Ariel Halimi specialist në varësi direkte të saj tek Drejtoria e NATO në MEPJ. Blerta Kadazadej prej 6 vitesh, Drejtore e Përgjithshme Ekonomike në MEPJ, shkon Konsulle e Përgjithshme në Stamboll pa status diplomat. Burri i saj Kujtim Kadzadej, Drejtor i Përgjithshëm përgjatë 6 vjetësh paralelisht në Ministrinë e Mbrojtjes.

Drejtorja e Buxhetit dhe Financës në MEPJ, Ilda Dega ka vajzën diplomate në Ambasadën Shqiptare në Kanada, pa status diplomat. Inid Milo vajza e Paskal Milos, Drejtore e NATO në MEPJ dhe mbesa e Paskal Milos Antonela Dhimolea, Shefe Sektori e Nismave Rajonale. Drejtori i Organizatave Shumëpalëshe MEPJ Sokol Gjoka ka djalin Donjet Gjoka në pozicion të larte drejtues te Ministria Brendshme.

Ja të gjitha punësimet nepotike dhe shkeljet me mandatet

Skandalet në ambasada

1. Arabi Saudite- Ambasador Sami Shiba me mandat të përfunduar; (Emëruar në janar 2015)

2. Austri- Ambasador Roland Bimo mbushur moshën e pensionit me mandat të përfunduar në shkelje te ligjit; dhe këshilltare Aida Sakja motra e kryetarit të Bashkisë Kavajë, Isa Sakja PD; dhe Sekretare e parë pa status diplomat Selma Xhoxhaj Friedhuber me bashkëshort austriak;

3. Misioni Shqiptar i OSBE Vjenë- Diplomate me mandat të përfunduar prej kohësh ose pa status diplomati në shkelje ligji;

4. BE, Bruksel- Ambasadore Suela Janina me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

5. Danimarkë- Ambasadore Elida Petoshati, motra Valbona Petoshati punon si koordinatore në Kryeministri dhe kunati Armand Skapi punon si drejtor i Traktateve në MEPJ i propozuar për Sekretar i Përgjithshëm; dhe Diplomat Viktor Pango, djali i Ylli Pangos;

6. Egjipt- Ambasador Eduard Sulo me mandat të përfunduar;

7. Francë- Ambasador Dritan Tola me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit dhe Diplomat Alket Çani pa status, vëllai i Arian Çanit, Klan;

8. Greqi, Athinë- Diplomat Eno Çollaku, aktivist i FRESSH;

9. Gjermani, Berlin- Diplomate Elinda Guri, aktiviste FRESSH;

10. Holandë- Ambasadore Adia Sakiqi dhe diplomat Xhuljeta Keko me mandat të përfunduar të dyja pa status në shkelje të ligjit;

11. Hungari- Ambasador Arian Spasse me mandat të përfunduar;

12. Kanada- Sekretare e parë pa status diplomat, Arlinda Dega, vajza e Ilda Dega drejtore e Buxhetit dhe Financës MEPJ;

13. Itali- Diplomatët Gentiana Mburimi, Ledia Mirakaj, Irida Xheneti dhe Artur Bardhi me mandat të përfunduar;

14. Angli- Këshilltari Lorenc Xhaferraj me mandat të përfunduar;

15. Poloni- Ambasadorja Shpresa Kureta me mandat të përfunduar;

16. Rumani- Ambasadori Ilir Tepelena dhe diplomatja Eva Nastas me mandat të përfunduar;

17. Rusi- Ambasadori Arben Gazioni me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;

18. Serbi- Ambasadori Ilir Boçka ka mbushur moshën e pensionit me mandat të përfunduar;

19. Slloveni- Ambasadori Pëllumb Qazimi ushtarak me mandat të përfunduar. Diplomati Ilir Shqina, burri i Grida Dumës, PD;

20. Sllovaki- Ambasadorja Enkeleda Baduni Merkuri me mandat të përfunduar. Mbesa, vajza e motrës së Valentina Leskajt, është me dosje në prokurori për marrëveshjen e detit me Greqinë;

21. Suedi Ambasadori Virgjil Kule mbushur moshën e pensionit pa status diplomati, dhëndër i Rita Markos, zevendësi i diktatorit Enver Hoxha;

22. Turqi- Ambasadori Genti Gazheli, pa status diplomat, me mandat të përfunduar;

23. Zvicër- Ambasadori Ilir Gjoni, pa status diplomat, me mandat të përfunduar;

24. Vatikan- Ambasadore Majlinda Dodaj, motra e Aleksandër Frangajt, pronar TV Klan;

25. Kuvajt (Saimir Bala), Katar (Kujtim Xhani), Emiratet e Bashkuara Arabe (Ermal Dredha) me mandat të përfunduar.

Punësimet në Ministrinë e Jashtme

1. Ardhur Këshilltar i Ministrit Gent Cakaj, djali i Preç Zogaj, Besian Zogaj PD;

2. Gazmend Barbullushi tashmë Ambasador i dekretuar në Spanjë (deri tani Sekretar i Përgjithshëm) ka djalin Marv Barbullushi, këshilltar të ministrit të Turizmit Blendi Klosi (26 vjeç direkt nga bankat e shkollës puna e parë këshilltar ministri);

3. Armand Skapi bëhet në vend të Barbullushit, Sekretar i Përgjithshëm (deri tani Drejtor i Traktateve në MEPJ) me njërën kunatë Elida Petoshati, Ambasadore në Danimarkë dhe tjetrën Koordinatore në Kryeministri, Valbona Petoshati;

4. Mimoza Halimi, Drejtore e Përgjithshme e Çështjeve Politike në MEPJ dhe burri i vet Ariel Halimi specialist në varësi direkte të saj tek Drejtoria e NATO në MEPJ;

5. Blerta Kadazadej prej 6 vitesh Drejtore e Përgjithshme Ekonomike në MEPJ, e njohur për batërdinë e punësimeve, tashme shkon Konsulle e Përgjithshme në Stamboll pa status diplomat. Burri i saj Kujtim Kadzadej, Drejtor i Përgjithshëm përgjatë 6 vjetësh paralelisht në Ministrinë e Mbrojtjes;

6. Drejtorja e Buxhetit dhe Financës në MEPJ, Ilda Dega ka vajzën diplomate në Ambasadën Shqiptare në Kanada, pa status diplomat;

7. Inid Milo vajza e Paskal Milos, Drejtore e NATO në MEPJ dhe mbesa e Paskal Milos Antonela Dhimolea, Shefe Sektori e Nismave Rajonale;

8. Drejtori i Organizatave Shumëpalëshe MEPJ Sokol Gjoka ka djalin Donjet Gjoka në pozicion të lartë drejtues te Ministria Brendshme;

9. Shkëlzen Macukulli, nipi i një deputeti, Diplomat Drejtoria e Amerikës dhe Azisë në MEPJ;

10. Sokol Beja, djali i Fatos Bejës PD, te Drejtoria e BE në MEPJ;

11. Dashuri Shehu, gruaja e Sherefedin Shehut PD, te Drejtoria e Auditit në MEPJ.

Kliti Topalli


        
 
Next Post

Kryeministri Rama nxjerr pamjet mbresëlënëse që në mëngjes dhe i lë të gjithë pa fjalë (Video)

"Soros" në sulm ndaj reformës në drejtësi: Kritika Arta Markut dhe organeve të reja...vlerëson KLD-në e Ilir Metës!

Skenarët destabilizues të PD-LSI, lojë e Ilir Metës: Aleancë me Berishën për të çuar në zgrip vendin

“Sinjal” nga Ermal Peçi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com