Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi në emisionin “Repolitix” ka komentuar negociatat në rezidencën amerikane.
Për Murrizin nuk kanë pse të jenë 4 anëtarët në takim, por do të ishte më e dobishme një takim Rama-Basha me ndërkombëtarët, por jo takim me dreka e darka por për të arritur një marrëveshje të vlefshme.
“Këta zihen se nuk duan të prishin çifliqet e dy kapove. Shumë mirë është të takohen Rama e Basha me ndërkombëtarët, por jo të mbyllen për dreka e darka dhe jo më 17 maj se është datë tersi, dhe të vendosin pikat mbi i për atë që shqiptarët presin”, tha Murrizi.