Opozita vijoi me vargun e protestave para Kuvendit për të rrëzuar kryeministrin Rama, ndërkohë që ky i fundit vijoi i qetë seancën plenare të radhës.
Protesta e sotme, jo vetëm që kishte më pak protestues se zakonisht por edhe mungesa e liderit të opozitës, Lulzim Basha duket se ndikoi në “ngërçin” e lidershipit.
Një tjetër mungesë e pajustifikuar që u vu re ishte ajo e liderit historik të PD, Sali Berishës që nuk u shfaq thuajse asnjë moment gjatë protestës.
Ndoshta sot, në mungesë të Bashës prezenca e tij do i jepte më shumë forcë protestuesve që në fillim të protestës ngjitën trakte ku i këndonin Sali Berishës.
Ish kryeministri nga ana tjetër ka bërë plot 9 postime në “Facebook”-un e tij duke përfshirë protestën në Tiranë, atë në Lushnje dhe atë të studentëve në Shkodër.