1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Birra

February 25, 2018
in Blog
        
 

Birra nuk kishte lidhje me shuarjen e etjes. Birra ishte sapun për fytin, letër zmerile për gurrmazin, shplarëse zhulash mbeturinash të gojës, tretëse yndyrash dhe dhjamrash, një lloj sgrasatori i rrugëve të marrinave gastronomike që shqiptari hidhte në stomak.

 Nga: Edison Ypi

Prej ditës kur birrë kishte, përgjatë intervalit disa ditor deri në disa javor kur “birrë nuk kishte”, deri te tjetra ditë e lumnueme kur “birrë do kishte”, birra ishte ajo që ruante sa mundëte aparatin tretës, lëpirës, kafshues, përtypës, nga dëmtimet eventuale prej depozitimit të monstruoziteteve ushqimore.

Sado mbeturina të kishin mbetur nëpër zgëqet e gojës, sado zhul të kishte grumbulluar fyti, sado dhjamra të kishte depozituar stomaku, nuk mund të pije shumë birrë. Sepse birrë s’kishte. Por edhe ngaqë ngjallje dyshime; Ku i gjen paret ky kreko që mbeti gjithë ditën në klub duke pirë birrë ?!
Ndonjë birrë më të rrallë e pinin vetëm banorët e qyteteve.
Fshatrët nuk pinin birrë. Një shishe birrë kushtonte sa një ditë pune në kooperativë. Fshatar duke pirë birrë ishte po aq e mundur sa dhe diversant në Sheshin Skënderbej.

Të pinin birrë femrat në klubet e pista plot pijanecë dhe spiunë, nuk bëhej fjalë.
Përtej rolit primar të shplarjes së llurbave, birra edhe të dehte. Birra për gurrmazin dhe stomakun ishte si Kanoçja për sytë dhe mendjen; Arratisje në një bote iluzore, pa tejkalime plani, pa parada militare, arrestime, purga, pëshpërima për pushkatime.

Birra ishte një “Pelë Troje” futur tinëzisht prej borgjezisë ndërkombëtare gjoja për të pastruar gurrmazet nga mbeturinat, në fakt për ti përçarë rradhët e klasës puntore që mendjen nuk duhej ta kishte te mikroborgjezira si birra por tek triumfi mbarëbotëror i revolucionit proletar.
Të freskët apo të thartuar shqiptarët e gjerbnin birrën pa pyetur për cilësinë e saj apo hollësira të tjera.
Për birrën shqiptare dihej se bëhej prej uji dhe elbi, asgjë tjetër.

Prej të rrallëve që arrinin ta “çanin ferrën” ishte bërë e ditur se “jashtë shtetit” birrën e pinin më së shumti gjermanët. Birrë pinin edhe monarkofashistët grekë të cilëve pas pak do tu derdhnim plumb në gojë. Birrë, madje jo një por gjithato birra që mund të shiheshin me Kanoçe nëpër reklama dhe filma, pinte edhe qeflia Italia ku birra derdhej lumë. Në Çeki dhe Poloni ku uji prej kohësh kishte dalë jashtë përdorimit, birrën ta sillnin me rubinetë në shtëpi.
Efektet afrodiziake të birrës i shprehte më së miri pohimi; Filania i ka këmbët si shishe birre.

Për mardhënien e shëndetit me birrën shqiptarët e katandisur në skilipeca thoshin; Birra të shëndosh.
Një herë martohet burri. Dhëndërrit nuk duhet me ja prish qefin. Me anë miqsh e stërmiqsh që i gjente ku ishin e ku s’ishin, dhëndërri siguronte dasëm me birrë dhe akull me bollëk. Më e bukur se nusja, më interesante se dhëndërri, më e bujshme se ahengu, birra ishte mbretëresha e dasmave. Nuk do kënaqemi kushedi se sa në dasmën e filanit, thoshin, se filani një cop gomar është, ama do pimë birrë sa do shqepemi.
Gastriti i pasditeve shoqëruar me ca konvulse lëngjesh të neveritshme që vinin nga stomaku, pushtonte skutat e epërme të kafshimit dhe bluajtjes së ushqimit si Xhingis Khani stepat e Rusisë. Kur “birrë s’kishte”, s’kishe nga ja mbaje, do duroje. Ama në ditën fatlume kur në klub “birrë kishte”, brenda gurrmazëve të shqiptarëve vërshonte e gurgullonte birra që shplante gjithçka nga buzët te zorrët.

Shqiptari duke gjerbur birrë birrë ishte një spektakël më magjepsës se Aleksandër Mosiu me në dorë kafkën. Pa patate të skuqura, kikirikë, bajame, dhe diabolerira të tjera nga këto të sotmet, duke kthyer birrën, shqiptarit i kërcitur gurrmazi glluk glluk si WC e bllokuar, pasuar nga një gromësimë e zgjatur si ofshamë Ferri. Pirja e birrës ishte tmerr. Por heraherës duhej pirë një birrë për të mos e lënë gojën të bëhej hale.
Aq e rrallë ishte birra, sa sot e kësaj dite ka ende shqiptarë që pasi e kthejnë kqyrin nivelin deriku e kanë pirë me merak sikur të ishte e fundit shishe, që duhet kthyer ngadalë, se po mbaroi, tjetër s’ka.

Birra ishte edhe si monedhë apo mjet këmbimi në natyrë. Pyetja; Me sa birra do më qerasësh për nderin që të bëra ? ishte më se e zakonshme.
Në raste të rralla birra çfaqej edhe me bollëk. Thuhej për filanin apo fistekun; Pasi piu pa lujt venit dy arka birrë, doli bëri një shurrë kali plot me shkumë dhe dredha nëpër oborr. Kishte plot që shkulnin tapën metalike me dhëmbë. Të tjerë me dhëmbë thërrmonin dhe hanin qelqet. Si dhe pse ndodhte kjo, një Zot e di.

Cikrrat, pështymat. qurret, gëlbazat, derdhjet, pjerdhjet, rrjedhjet, vjelljet, që shqiptarëve u dilnin në mënyrë të pavullnetëshme nga të gjitha brimat e trupit për shkak të birrës së keqe, ishin një spektakël mahnitës përtej çdo aftësie përshkruese me tekst, penel, daltë, pentagram.
Duke shplarë gurrmazin me birrë skadente e shtynë ekzistencën me dhjetra vite shqiptarët. Deri ditën kur erdhi birra. Por iku etja.


        
 
Next Post

Futbolli në Maqedoni flet shqip, Shkëndija fitore në acar dhe i lë “targën” Vardarit (renditja)

Takimi i parë në Tiranë me Ramën: Ja batuta e Presidentit Juncker në fund të konferencës! (Video)

Dhunë në stadiumin grek, trajnerit të Olimpiakosit i thyejnë dhëmbët (Foto)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com