1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Biznesmenët që paguan miliona euro haraç te Liri Berisha pasi burri i saj kryeministër u dha pasuritë publike. A do t’a hapë SPAK dosjen e korrupsionit të fondacionin me skemën e pikturave?

May 26, 2024
in Dosja X
        
 

Mes skemave korruptive të Familjes Berisha, jo rastësisht non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, më flagrante dhe banale është ajo e Liri Berishës me fondacionin e saj, të cilin e ktheu në një model korrupsioni dhe lavatriçe pastrimi parash, gjatë kohës kur bashkëshortin Sali Berisha e kishte kryeministër.

Nëse Argita kishte vedosur traun për çdo biznesmen që kërkonte të zgjidhte ndonjë hall në qeveri, duke i marrë 3 %, nëse Shkëlzeni kishte legalizuar punën e sekserit duke deklaruar qindra mijëra euro që u merrte biznesmenëve për t’u mbaruar punë te babai kryeministër dhe nëse dhëndri Jamarbër Malltezi u vinte syrin tokave në Tiranë dhe i kthente në sheshe ndërtimi me firmën e vjehrrit kryeministër, Liri Berisha përdori fondacionin e saj dhe emrin e madh Nënë Tereze për t’u marrë haraç biznesmenëve për firmën e burrit të saj kryeministër, i cili u kishte kaluar para dhe pasuri publike në vlerë qindra milionë euro.

Vetëm gjatë mbrëmjes së 13 tetorit 2012, një rreth biznesmenësh, të cilët favorizoheshin nga qeveria Berisha, i paguan Liri Berishës mbi gjysmë milioni euro. Paratë kalonin përmes bankës së Familjes, Intesa San Paolo Bank, e cila i dha Shkëlzenit 1.8 milionë euro kredi me kolateral fiktiv për të ngritur fabrikën e boronicave në Gërdec.

Biznesmenët hynë në garë duke blerë gjoja në ankand piktura modeste dhe mediokre, me vlera të mëdha, si kontribute për fondacionin e zonjës Liri Berisha për fëmijët autikë, por paratë, pasi kalonin në një mekanizëm jo transparent, dyshohet se përfundonin në xhepat e Argitës dhe Shëlzenit, duke i investuar në pasuri të palujtshme, histori për të cilën do flitet në vijim.

(Një pikturë të Lin Delisë që koleksionisti italian Armando Nicoleti ia dhuroi fondacionit të Liri Berishës 10 maj 2012, përfundoi më pas në zyrën e Berishës).

Biznesmenët përfitues të pushtetit të Berishës thirreshin dhe rreshtoheshin në eventet e Fondacionit të Liri Berishës.

Piktura modeste i blinin sikur të ishin të Pikasos, pa i parë kurrë më parë (shumica e tyre kishin parë vetëm euro). Paguanin lekët dhe merrnin pikturat, disa nga të cilat më pas përfundonin në shtëpinë e Berishës.

Protagonist i kësaj skeme të dyshuar korruptive ishte edhe Rezart Taçi, i cili bleu për 100 mijë euro një pikturë të Alush Shimës.

Ish-manjati kontrovers i naftës Rezart Taçi, nën akuzë nga SPAK për pastrim parash me mafien italiane, grup i struktuar kriminal dhe kryerjen e veprave nga grupi i strukturuar kriminal, paguante herë pas here haraç pranë fondacionit të Liri Berishës, kamufluar me blerje pikturash.

Para se të vinte në pushtet në 2005, Berisha e kishte kërcënuar Taçin se do t’a nxirrte para drejtësisë dhe se do t’i merrte pasuritë dhe paratë publike që i kishte dhënë qeveria e Fatos Nanos, duke ia kthyer shqiptarëve. Por, pas ardhjes në pushtet, Taçi u kthye në biznesmenin kryesor në oborrin e Familjes Berisha. Taçi kapi tregun e shitjes së karburanteve, duke arritur kulmin gjatë pushtetit të Berishës 2005-2013.

Përmes një procesi të paqartë dhe korruptiv, Sali Berisha shkoi deri aty saqë i shiti Taçit kompaninë shtetërore përpunimit të naftës ARMO, të cilën Taçi që e dorëzoi më pas tek azerët, me një mal me borxhe.

Në vitin 2012, Rezart Taçi qëndroi pas ofertës 850 milionë euro për privatizimin e kompanisë tjetër shtetërore të naftës, Albpetrol, por shuma nuk u derdh asnjëherë dhe kompania nuk u privatizua.

Rezart Taçi me bekimin e Familjes Berisha besohet se ka përfituar qindra milionë euro me skema mashtrimi, kapje tregu, evazion fiskal, kontrabandë nafte, privatizim të pasurive publike etj.

Taçi gjeti një formë të veçantë, atë përmes blerjeve të pikturave në ankand, për të paguar një pjesë të haraçit te Liri Berisha, bashkëshorti i të cilës lejoi Taçin të bënte kërdinë me paratë dhe pasuritë publike.

Skema të korrupsionit masiv, zhvatje, shpërodrime, kontrabandë, pastrim parash, blerje të mediave (gjyqtarë, prokurorë e drejtorë nuk kishte nevojë, pasi i kishte nën kontroll Berisha), arogancë, truproja, ekspozim luksi etj. Ndonjë gazetarë që nuk pranonte paratë, Taçi, me miratimin e Berishës, i lëshonte truprojat duke e dhunuar.

Një tjetër biznesmen kontrovers që ka paguar te fondacioni i Liri Berishës është
Francesco Bechetti, i dënuar nga drejtësia shqiptare me 17 vite burg për vjedhje, pastrim parash, falsifikim dokumentash dhe skema mashtruese me TVSH-në.

Francesco Bechetti i ka dhënë 100 mijë euro fondacionit të Liri Berishës, duke blerë një pikturë të Orion Shimës.

Bechetti, i cili prej vitit 1997 që pretendonte se do të ndërtonte një hidrocentral në Kalivaç të Tepelenës, ka paguar haraç te Liri Berisha, në këmbim të lejes nga Sali Berisha për të vjedhur paratë publike me TVSH dhe pastruar para në Shqipëri përmes kompanive “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “Agon Set”.

Veprimi i drejtësisë ndaj Bechettit jo rastësisht u dënua nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Biznesmeni i njohur Hetem Ramadani ka blerë gjithashtu një pikturë kundrejt një shumë prej 140 mijë eurosh. Për z. Ramadani nuk ka asnjë evidencë që mund të ketë përfituar nga pushteti i Berishës.

Një oligak mielli i favorizuar nga pushteti i Berishës bleu një pikturë me vlerë 70 mijë euro. Oligarku është pjesë e kartelit të miellit dhe gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës për monopolizim dhe pazare për fiksimin e çmimit të miellit dhe bukës.

Biznesmeni Artan Dulaku, përmes kompanisë Edil Al IT, të cilën e kontrollon përmes kompanisë Iner, ka paguar haraç te fondacioni i Liri Berishës. Ashtu si Taçin, edhe Dulakun, Berisha e pati akuzuar para se të vinte në pushtet për zhvatje të pasurive publike dhe skema korrupsioni. Dulaku, investitor strategjik i shumfishtë, përfitues i koncensioneve qindra milionë euro, me dosje në SPAK për gllabërimin e bazës së Sarandës dhe i lakuar si babai i pastrimit të parave në Shqipëri, duket se ka blerë heshtjen e Berishës, duke paguar te e shoqja dhe financuar me nga 7 mijë euro në muaj TV Zenin.

Pronari i Union Bank, Emond Leka, ka paguar haraç te fondacioni i Liri Berishës, përmes Unionit Financiar të Tiranës. Dosja e SPAK-ut për korrupsionin dhe pastrimin e parave të dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, me 17 kulla në pronën e tjetërsuar shtetërore ish Klubi Partizani, konfirmoi edhe një herë se Union Bank shërben si lavatriçe e parave të pista të familjes Berisha. Sipas dosjes, kompania Homeplan, e skuestruar me kërkesë të SPAK si aset kriminal, kishte zgjedhur Union Bank për të kaluar paratë e pista në llogari të Jamarbër Malltezit, i arrestuar për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Vetëm gjatë periudhës gusht 2017 deri në dhjetor 2017, rezultojnë 80 transaksione parash të pista përmes Union Bank. Union Bank mbuloi me para në formë kredie korrupsionin dhe pastrimin e parave të Damir Fazlliç dhe Familjes Berisha, me pronat në Porto Romano, që bliheshin me para cash nga Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi me 10 euro m2, duke ia shitur menjëherë kompanive të Fazlliçit me 18 euro m2, gjoja për të ndërtuar një park energjitik.

Në vitin 2015, në media rrodhi një raport sekret i OSBE, me të dhëna tronditëse, rreth veprimtarisë kriminale të kupolës politike të Tiranës dhe disa biznesmenëve. Edmond Leka përshkruhet në raportin e OSBE si njeriu që lëviz prej më shumë 20 viteve paratë e pista përmes “Western Union”, një kompani që merret me transfertat e parave nga Shqipëria në vendet e tjera dhe anasjelltas.

ABI Bank, sot me pronar ish kamarierin Andi Ballta, emblemë e pastrimit të parave në Shqipëri, ka paguar haraç te fondacioni i Liri Berishës. Ndoshta kjo është arsyeja se pse Sali Berisha nuk flet kurrë për Abi Bank, lavatriçen më të famshme të pastrimit të parave të pista. Duket e pabasueshme, por Andi Ballta ka blerë dy banka me vlerë 143 milionë euro pa asnjë lekë të ligjshme në bankë apo në xhep.

Bankers Petroleum Albania LtD, me administrator 62-vjeçarin kinez Huanqin Xiao dhe pronarë të fshehur në offshore, që përfaqëson vjedhjen më të madhe të pasurisë së shqiptarëve që kur është formuar kombi shqiptar, ka paguar gjithashu te fondacioni i Liri Berishës, një pjesë nga nga paratë e fituara nga mospagimi i taksave, duke manipuluar çdo vit shpenzimet. Gjatë dy dekadave, të ardhurat e Bankers nga nxjerrja e naftës janë rreth 4 miliardë euro. Kompania ka paguar zero taksa, pasi çdo vit manipulon dhe fryn shpenzimet. Batërdia është provuar nga disa raporte të KLSH. Është provuar nga AKBN, Albpetrol, nga disa vendime gjykatash të formës së prerë etj. Si qeveria e Sali Berishës, ashtu edhe ajo e Edi Ramës, kanë ‘ulur brekët’ para Bankers, duke tradhtuar shqiptarët.

Janë 90 biznesmenë që kanë paguar haraç te Liri Berisha, pasi 99 % e tyre, në një formë ose një tjetër, janë favorizuar nga pushteti i bashkëshortit të saj Sali Berisha. Vijon…


        
 
Next Post

VIDEO/ Takimi i Ramës në Milano del jashtë parashikimeve hapen dyert e pallatit të sportit, mijëra shqiptarë e presin mes brohorimave dhe duartrokitjeve

Rama në mbyllje të takimit u drejtohet emigrantëve në Itali: Kthehuni dhe investoni në Shqipëri! Kush vjen “i armatosur” me dijen, i fituar

“Ecja vetëm nëpër Shkodër….” Drande Xhaj tregon si përballoi humbjen e bashkëshortit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com