Nga Bledi Mane
Qeveria e Edi Ramës ka 8 vjet që nuk po stabilizon dot “lidhjet intime” me familjen e ish presidentit socialist nga Peqini, Rexhep Meidani.
Mes qeverisë Rama dhe familjes Meidani ka luhatje të dukshme dashurie, urrejtje, dashurie dhe kjo është pasqyruar te punësimi i djalit të Xhepit. Denion Meidani ish Drejtor i Antikontrabandës në Doganat Shqiptare u largua me ceremoni nga ky pozicion për shkelje të rënda dhe korrupsion pasiv në vjeshtën e vitit 2013.
I mbetur rrugëve për disa kohë, qeveria Rama vë dorën në zemër dhe e punëson Drejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve e si gjithmonë, pas pak muajsh e largojnë me shpejtësi për shkelje të rënda pasi vizitonte natën burgaxhinjtë në qelitë e 313.
Avazi i vjetër vazhdon, qeveria e merr nga rruga dhe e punëson jaranin e Meidanit drejtor pranë Autoritetit të Komunikimeve Postare dhe Elektronike, pas 15 muajsh largohet sërish.
Këto ditë që po kalon papunësinë e katërt të rradhës, djalit të Rexhep Meidanit qeveria i hap derën përsëri dhe siç e shikoni në foton e parë ilustruese, Denion Meidani rikthehet në Doganat Shqiptare në pozicionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm ku në emër të qeverisë do mbledhë taksat e akcizave për hyrje-daljet e karburanteve, gazrave, alkoolit.
Tani e tutje 120 milionë euro do grumbullohen e menaxhohen nga djali i Rexhepit, djali që i shpartalloi dyert e qokave të partisë, qeverisë, Shqipërisë…