Në Elbasan është bllokuar bllokuar hoteli që është në pronësi të Aurel Bylykashit, ish-deputetit të PD-së. Lajmi fillimisht është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar foton e hotelit të bllokuar gjatë aksionit anti-informalitet, po ka fshirë emrin e këtij biznesi.
Bëhet fjalë pikërisht për hotelin “Ylli” të ish-deputetit të PD-së në Llixha të Elbasanit. Kryeministri shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës.
“Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës”, shkruan Rama në Facebook.
ish-deputeti Bylykbashi ka reaguar dhe shprehet se hotel “Ylli” është në pronësi të familjes së tij, por ata e kanë dhënë me qera.
Ish-deputeti Bylykbashi hedh poshtë zërat se ka të bëjë me një hakmarrje politike. Ai shton se personi që e ka në përdorim i ka mbaruar afati i licensës dhe nuk e ka rinovuar në kohë.