Qytetarët kanë nisur grumbullimin e tyre për protestën e paralajmëruar të nisë në orën 11:00 nga Sheshi Skëndërbej.
Me pankarta në duar qytetarët janë grupuar në shesh për të kërkuar të drejtën e tyre dhe për rritjen abuzive të çmimeve të ushqimeve dhe të karburantëve në vendin tonë.
“Boll na vodhët”, është pankarta më e madhe që qytetarët që janë në vijën e parë të protestës mbajnë në dorë.