Vijon të zhvillohet në Poznan të Polonisë samiti midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kryesore të Bashkimit Evropian. Kancelarja Angela Merkel, e cila është edhe autorja e Procesit të Berlinit, ka preferuar të ketë në krah homologun maqedonas, Zoran Zaev, të cilin e ka vlerësuar për marrëveshjen e Prespës.
Por Zaev nuk kërkon të dalë nga ky samit pa marrë një konfirmim nga shtetet e BE-së për hapjen e negociatave të pranimit në muajin tetor të këtij viti. Kësaj kërkese i është bashkuar edhe Tirana, që në samit është përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, por edhe nga Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë.
Të pranishëm në samit janë liderët e Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Cakaj: Në fund të samitit, BE të shpreh qartë mbështetjen për negociatat me Shqipërinë
https://twitter.com/i/status/1147077997381476352