1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bujar Sheshi mesazh PD-së: Mos guxoni të sulmoni SPAK-un! Po merrni “masa” nga frika e perspektivës se ku mund ta shikoni veten!

January 4, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të SPAK-ut Arben Kraja si dhe të anëtarit Altin Dumani, pas publikimit të një dokumenti, i cili konfirmonte se Kraja ka qenë hetues në fund të diktaturës si dhe të një fotoje të Dumanit duke biseduar me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Pas akuzave të PD dhe disa lajmeve në media, reagoi Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke mbështetur dy prokurorët.

Për publikimin e kësaj deklarate KLP-ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllua, e cila është karakterizuar nga diskutime të ‘zjarrta’. Shqiptarja.com ka zbardhur ekskluzivisht diskutimet. Nga procesverbali, rezulton se anëtari i KLP-së Bujar Sheshi ka qenë më i ashpri.

Sheshi i ka artikuluar një mesazh të fortë në adresë të politikës dhe sidomos Partisë Demokratike, duke paralajmëruar që askush të mos guxojë për të sulmuar prokurorët e SPAK-ut. Në fjalën e tij, Sheshi la të kuptojë se politikanë të caktuar po sulmojnë SPAK-un për shkak se në të ardhmen mund të jenë objekt hetimi. Duke iu referuar dokumentit për Krajën, i publikuar fillimisht nga Agron Tufa, Sheshi ka pohuar se Tufa ka hallet e tij, pasi kërkon të përfitojë azil në Zvicër.

Por, ndryshe nga Bujar Sheshi, i cili kërkoi një reagim të fortë, anëtarët Nurihan Seiti Metaj dhe Alfred Balla ishin të mendimit se Këshilli nuk duhet të reagojë. Seiti ka theksuar se KLP ka punë dhe detyra të tjera. Po ashtu, sipas Alfred Ballës KLP-ja nuk mund të replikojë me çdo deklaratë të medias. Balla ka pohuar se situata nuk është aq e rëndësishme sa për të reaguar dhe se Këshilli nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj loje. Megjithatë, shumica e anëtarëve u pozicionuan pro një reagimi, qëndrim i cili diktoi edhe deklaratën e KLP-së për këtë çështje.

Diskutimet në KLP për akuzat ndaj Arben Krajës dhe Altin Dumanit
-Gent Ibrahimi: Duke marrë shkas nga disa reagimet në lidhje me vendimet për emërimin e drejtuesit të SPAK-ut, janë reagime që vijnë nga Partia Demokratike dhe nga disa analistë. Le të diskutojmë sot për nevojën e një reagimi nga ana e Këshillit ose jo. Ky është një draft i papërfunduar, por nëse Këshilli bie dakord që është vendi për një qëndrim nga Këshilli…ka të bëjë me komente negative nga PD-ja dhe një listë analistësh për të kaluarën e z. Kraja, i cili ka qenë hetues në periudhën e diktaturës. Ka pasur edhe një episod për një takim të pretenduar mes z. Dumani dhe një funksionari politik. Ajo që shtrohet në diskutim është nëse ky Këshill do të mbajë një qëndrim dhe cilat do të ishin linjat kryesore të këtij reagimi. Për të mos u marrë me episodin e dytë, linja kryesore e reagimit duhet të jetë që: Të jesh prokuror në SPAK duhet të kalosh disa sprova ligjore dhe një test profesional, të cilët prokurorët që janë sot në SPAK e kanë kaluar. Këto janë të vetmet rregulla ligjore morale dhe çfarë të doni tjetër për të qenë në SPAK. Janë Vetingu, Autoriteti i Dosjeve dhe KLP, pra janë tre aktorë institucionalë që kanë filtruar imët të gjithë prokurorët dhe këta tre aktorë institucionalë nuk kanë gjetur asnjë pengesë ligjore apo dyshim profesional.

-Nurihan Seiti Metaj: Mendova logjikën e fjalës tuaj, tre fjalitë e fjalës tuaj lidheshin me kushtet ligjore, profesionale dhe etike të çdo magjistrati, dhe këtu për ne si anëtarë të KLP-së çështja mbaron. Ne kemi punë dhe detyra të tjera. Ky kapitull është i mbyllur.

-Alfred Balla: Unë kam qenë partizan për reagime të Këshillit në momente të caktuara, ndërsa në rastin konkret unë mendoj që ne ta lëmë median e lirë, t’i lëmë prokurorët të lirë. Nëse ne do të replikojmë me çdo deklaratë të medias…ne kemi zgjedhur këtë rrugë që të kandidojmë dhe të përballemi, jo me këtë që për mua nuk janë asgjë, por ai do përballet me krimin, do të luftojë grupet e organizuara dhe korrupsionin. Nuk mendoj se se është vendi që të reagojmë. Unë jam anëtar i KLP-s dhe duke unë mbledhjen live të KLP në media, me titra thoshte se anëtari i KLP-së po shikonte enë kuzhine, që është për të qeshur. Unë mendoj se nuk është momenti dhe nuk është situata e asaj rëndësie që të reagojmë… Edhe për ata fotografinë më kishin shkruar në blog, dhe u kam kthyer përgjigje se nuk është turp të pish kafe me kryetarin e Komisionit të Ligjeve. Ligji i ka përcaktuar rastet kur një prokuror përbën konflikt interesi të rrijë me një deputet apo qoftë kriminel. Këto janë nuanca mediatike. Ne si Këshill nuk duhet të futemi në këtë lojë.

-Bujar Sheshi: Neni 185 i ligjit 115 thotë që Këshilli me nismë apo bazuar në kërkesa të prokurorëve, mund të bëjë deklarata publike në mbrojtje të prokurorëve të veçantë kur gjykon se të drejtat e tyre njerëzore rrezikohen të shkelen për shkak të kryerjes së detyrës. Që Këshilli duhet të reagojë, e ka mbështetjen ligjore tek neni 185 që lexova. Rasti i të dy prokurorëve të SPAK-ut nuk është thjeshtë mediatik. Për rastin e z. Kraja, fillimisht është pretenduar nga nja individ, i cili ka hallet e vete, nuk do ishim shumë në merak për të, pasi do që të marrë status. Dhe së dyti është ngritur nga një personazh politik që përfaqëson një forcë politike. Kështu që nuk është thjeshtë një opinion mediatik. Në këto kushte unë mendoj se ne si Këshill duhet të reagojmë dhe duhet të reagojmë fort, me qëllim që askush të mos guxojë që të sulmojë sidomos prokurorët e SPAK-ut, nëpërmjet çdo lloji mjeti që ata e quajnë të arsyeshme për interesat e tyre politike apo të perspektivës se ku mund ta shikojnë veten dhe që të marrin masat. Pra unë them se duhet të reagojmë dhe të reagojmë fort bazuar në këtë kërkesë ligjore dhe në këto rrethana. Unë do të isha për një përgjigje shumë më të përmbledhur. Ata kanë kaluar filtrat. Në këto kushte askush nuk ka të drejtë që të flasë, cenojë apo të përgojojë figurën dhe autoritetin e prokurorëve të SPAK-ut.

-Tartar Bazaj: Ajo që më shqetëson mua z. kryetar është se nga ana e Këshillit nuk respektohen standardet, operon me dy standarde. Anëtarë të KLP-së po intimidohen kaq shumë për të diktuar dhe për të pasur nën kontroll votën. Dhe ne kurrë nuk kemi pasur edhe një reagim qoftë formal në mbrojtje të anëtarëve të KLP-së. Nuk jam kundër për ta mbrojtur. Jam pro për ta mbrojtur, por duhet të qëndrojmë në mbrojtje të të gjithë anëtarëve të Këshillit.


        
 
Next Post

Shqipëria e 8-ta në Europë, i'a kalon edhe Francës për prodhimin e portokalleve!

Kujdes nga "Fly Ernest"! Kompania e fluturimeve në lojë për të zhvatur qytetarët, shet bileta me status "E pezulluar" (Video)

“Marionetë e Sali Berishës”! Anëtari i PDK teksa i dërgon letër Kadri Veselit, merr si shembull Lulzim Bashën: Shkatërroi partinë (Letra e plotë)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com