I ftuar në emisionin ‘Real Story’, avokati Spartak Ngjela theksoi se me shembjen e Teatrit Kombëtar nuk u shkel asnjë ligj, pasi godina në fjalë nuk ishte mes monumenteve të kulturës.
“Teatri Kombëtar duhet të mbahej si muze. Aty është bërë gjyqi special ku u dënua elita e Shqipërisë. Ça ligj u shkel se u prish teatri?! Ai nuk ishte monument kulture. Në Durrës u bë teatër modern dhe në disa qytete po ashtu”, pohoi Ngjela.