Tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë që ra sot në Shqipëri ka zënë vend dhe në shtypin botëror.
Reuters, Daily Express, Global Neës, Business Line, e shumë të tjerë i dhanë hapësirë tërmetit të fuqishëm që shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shumë të plagosur.
Deri tani janë konfirmuar në total, 68 të plagosur në Durrës dhe Tiranë.
Ja si pasqyrohet tërmeti i sotëm në zonën Durrës-Tiranë në mediat e huaja:
Tërmeti në Shqipëri: Horror në Tiransë teksa lëkundjet e fuqishme shkaktojnë të lënduar (Daily Express)
Tërmeti me magniturdë 5.6 godet kryeqytetin e Shqipërisë (Global News)
Tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë, raportohen dëme (Business Line)
Tërmeti me magnitudë 5.6 lëkund banesat (Reuters)